Deputeti durrsak Lefter Koka, është fotografuar sot në Kuvend teksa ka shkuar për të përshëndetur deputetin Saimir Tahirin.

Në një foto të bërë publike nga fotografi i Kuvendit Agim Rama, shihet deputeti i LSI-së që afrohet tek Tahiri, dhe të dy të qeshur kanë shtrënguar duart.

Ish-ministri Koka është deputeti i vetëm opozitar që shkoi dhe takoi Tahirin pas ardhjes së tij në Kuvend nga një periudhë e gjatë mungese.

Kujtojmë që ish-ministri i Brendshëm, u përball në Kuvend dhe me deputetin Fatmir Mediu dhe me Berishën, i cili shkoi dhe i kërkoi që të dilte jashtë.