Deputeti durrsak: Mazhoranca kërkon kapjen e Prokurorit të Përgjithshëm

05/12/2017 - 13:38

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, akuzoi sot mazhorancën se po përpiqet të kapë postin e Prokurorit të Përgjigjëm për të mbyllur të gjitha çështjet problematike.

“Qëllimi është kapja e prokurorit të përgjithshëm, nëpërmjet shfrytëzimit të këtij boshllëku kushtetues që kanë lënë vetë…Sigurisht qëllimi është që nëpërmjet një prokurori që vënë ata, të mbyllin të gjitha çështjet që u djegin, përfshirë jo vetëm skandalet e karakterit korruptiv, por edhe skandalet e karakterit kriminal siç është rasti i Tahirit.”

Reagimi erdhi pasi Partia Socialiste duket e vendosur të procedojë pas datës 7 dhjetor për zgjedhjen e një prokurorit të ri të përgjithshëm në vendin e Adriatik Llallës.

“Kushtetuta përcakton këshillin e lartë të prokurorisë si organin që deklaron fundin e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm. Pra organi kushtetues është këshilli i lartë i prokurorisë. Fakti që ka një boshllëk kushtetues për këtë çështje, është një problem që nuk mund të zgjidhet as me deklarata, as me memo dhe as me ndonjë ligj apo rregullore. Sigurisht që zgjidhja është e thjeshtë, të çojnë siç kanë bërë me KLGJ-në, Këshillin e Lartë Gjyqësor, të çojnë dhe shoqëruesit e shoqërisë civile që i zgjedhin vetë, për të kompletuar Këshillin e lartë të prokurorisë dhe pastaj procesi funksionon”, tha Bylykbashi për gazetarët jashtë ambienteve të kryesisë së Kuvendit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama ishte sot përballë studentëve në emisionin Top Shoë, në një diskutim të “nxehtë” me ta për 8 kërkesat e shtruara.

Pas skandalit të publikuar nga emisioni ‘Të paekspozuarit’ në ‘News24’ në lidhje me kompaninë Dunwell Haberman, e cila fitoi lotin e parë

Mediat publikuan një foto ku shihej një mesazh i deputetes së Partisë Demokratike, Grida Duma, në WhatsApp për atë që lexohet se është gr

Në një kohë kur poshtë zyrës së tij kanë mbërritur studentë dhe të ulur këmbëkryq presin zgjidhjen e kërkesave të tyre, vjen një tjetër r

Në ditën e themelimit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka falenderuar studentët për protestën e tyre.

Në 28-vjetorin e themelimit të saj, PD ka vendosur që të hapë dyert.

Teksa studentët në Tiranë presin një përgjigje prej tij për plotësimin e kushteve të shtruara, kryeministri është marrë sërish me opozitë

Kryeministri Edi Rama iu drejtua sërish me një thirrje studentëve, duke u kërkuar bisedime.

Pas 40 minutash protestë dhe bllokim të autostradës Durrës-Tiranq, ka nisur shpërndarja në mënyrë paqësore e protestuesve demokratë të Du

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale për protestën e studentëve, ndërsa ka sulmuar ashpër Gent Strazimirin, që sipa