Deputeti i PD-së. Oerd Bylykbashi ka kërkuar ndjekjen penale të kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili është njëherësh edhe drejtuesi i mbledhjes së këshillit të mandateve të dhe rregullores.

Sipas Bylykbashit, me vonesat e djeshme për marrjen e kërkesë së prokurorisë së krikëve të renda për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri si dhe me shtyrjen e mbledhje së këshillit të imunitetit për ditën e nesërme, Ruçi po i jep mundësi deputetit të PS-së që të shkatërrojë provat.

Reagimi

Prokuroria duhet te filloje ndjekjen penale ndaj Gramoz Rucit per pengim te hetimeve! Me vonesat e tij dje dhe me nderprerjen dhe shtyrjen e paligjeshme te mbledhjes sot, ai po krijon mundesi te prishen provat.

Kryetari i Kuvendit ben vetem thirrjen e Keshillit per Mandatet, Rregulloren dhe Imunitetin. Keshilli ka 5 anetare te mazhorances dhe 5 te opozites. Kryetari i Kuvendit nuk ka asnje kompetence procedurale dhe as vendimmarrese (Neni 13, pika 3 e Rregullores se Kuvendit).

Kerkesa e Tahirit per shtyrje duhej vendosur me vote, se paku 6 vota nga Keshilli. Dhe PS ka vetem 5 anetare. Pra kerkesa do te rrezohej. Nderprerja e mbledhjes nga Ruci thjesht i jep mundesi antiligjit! Po aq sa avokatia qe i bene Tahirit koleget e tij te nje kauze. Asaj te Cannabisgate.