Deputeti Gjuzi për Metën: Duhet ta linte mandatin që në 2017-ën

13/06/2019 - 13:58

Sipas deputetit Kujtim Gjuzi, presidenti Ilir Meta duhet të shkarkohej nga posti që në vitin 2017, kur u kap në Skrapar duke bërë fushatë elektorale.

Në seancën e sotme parlamentare, Gjuzi theksoi se Meta nuk është shkarkuar dhe është emëruar pikërisht me votat e maxhorancës, sepse shumica kishte interesat e saj.

"Presidenti i Republikës duhet të linte mandatin më 2017 kur ishte në Berat. Ju po tentoni t’i jepni një fletë-rrufe. Duhet ta bënit që atëherë, por e mbajtët për interesat e juaja. Presidentit Meta i bëj ftesë. Zoti Meta, jepe dorëheqjen tani. Krahina e Skraparit prodhoi te një person i vetëm tre poste të mëdha. Rama rrotullohet te fjalët, dhe nuk kthen përgjigje pse nuk u ngrit Gjykata Kushtetuese se ajo ia heq mandatin presidentit ose kur të hiqet. Unë kam edhe tjetër shqetësim, për atë se çfarë zgjedhjesh do të mbahen , kur në 29 bashki të vendit nuk ka kundër0kandidat. Këto mund të jenë vetëm zgjedhje moniste, asgjë tjetër", tha Gjuzi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sekretari i përgjithshëm i PS Taulant Balla sulmon gjyqtaren e Durrësit që vendosi të mos i japë mandatin e deputetit kandidates socialis

Numri dy i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka komentuar vendimin e Gjykatës së Durrësit për mos ti dhënë mandatin

Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Durrësit për të mos i dhënë mandatin kryebashkiakes

Deputeti demokrat, Lefter Maliqi e ka cilësuar lajm të mirë për shqiptarët faktin që as Gjykata e Durrësit dhe as e Tiranës nuk legjitimu

Pas Durrësit, edhe Gjykata e Tiranës nuk i ka dhënë mandatin kandidatit të PS në Vorë, Agim Kajmaku.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur mesazhit të Presidentit Ilir Meta, i cili tha sot se më 13 tetor të zhvillohen zgjedhjet vendore

Kryeopozitari Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Durrësit për të mos njohur zgjedhjet lokale të 30 qershorit në këtë bas

Deputeti i Bindjes Demokratike Andi Përmeti dhe disa nga deputetët e opozitës së re do të zhvillojnë nesër një interpelancë me ministren

As ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nuk ka mundur t'i rezistojë efektit që po përdorin të gjithë njerëzit, se si do të duken kur t