Nënkryetari i PD, Edi Paloka, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama me nje video, ku i tregon sipas tij rastet e “kriminelëve që ka mbrojtur”. Paloka ka postuar një video, ku para disa muajsh Rama ka folur për të akuzuarit në partinë e tij si kriminelë, e pikërisht atë me ish-kreun e bashkisë Kavajë, Elvis Rroshi.

Në video, Rama i drejtohet Elvis Rroshit, duke e cilësuar atë si krimineli që drejton Kavajën, batuta që kryeopozitari Basha i ka cilësuar si sfidë ndaj ligjit të dekriminalizimit.

POSTIMI I PALOKES:

Personazhe si Rama eshte e veshtire edhe ti konceptosh dhe ti trajtosh si qenie me ndergjegje lere pastaj te presesh dhe dinjitet njerzor prej tyre.

“Sinqerisht pyes veten ne se Lulezimi dhe shqupataret e tij jane te deshperuar e te pacipe si ngahera…” ka shkruajtur.

Pra ne jemi ata qe paskemi dal bllof gjate ketyre viteve “te deshperuar e te pacipe si ngahera”…

Ky eshte ai i avioneve “mushkonja”, eshte ai qe mori ne mbrojtje me rradhe gjithe te inkriminuarit “rilindas” qe pastaj i plasen ne dore me rradhe nga Roshi tek Tahiri.
Me te njejtat batuta bajate dhe ngerdheshje prej palacoje te zhgjyer.
Shiheni ne nje nga zhgerdheshjet e tij.Mjafton jo vetem per te kuptuar se kush eshte i pacipi dhe i deshperuari, por edhe se si eshte fundi i atyre qe ai merr ne mbrojtje.