Pas vendimit unanim të grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe LSI-së për djegien e mandateve parlamentare ka ardhur reagimi i deputetit të Durrësit, Oerd Bylykbashi.

Në postimin e tij në rrjetin social Facebook, Bylykbashi shkruan se opozita vendosi t’ia dorëzojë mandatet popullit dhe tani e ka fjalën populli.

“Opozita do jete ne mes te tij, per te luftuar per zgjedhje te lira e te ndershme! ‎Pa shporrur Ramen nuk ka te ardhme per askend!”,- shkruan Bylykbashi.

Postimi i plotë:

Mandatet jane te popullit‎!

Ne deputetet e Opozites vendosem t'ia dorezojme mandatet tona popullit. Ai eshte sovrani, ato mandate jane te tij dhe na i dha ta perfaqesojme me dinjitet ne nje Kuvend demokratik, dhe jo ne nje Kuvend kriminelesh dhe te korruptuarish si ky qe komandon Edi Rama. Tani fjalen a ka populli. Opozita do jete ne mes te tij, per te luftuar per zgjedhje te lira e te ndershme! ‎Pa shporrur Ramen nuk ka te ardhme per askend!