Ashtu si çdo 5 maj tjetër, të majtë dhe të djathtë kryen homazhe për të nderuar kujtimin e dëshmorëve që dhanë jetën për çlirimin e atdheut.

Nga Tirana, kryedemokrati Lulzim Basha e cilësoi këtë datë të veçantë në historinë e kombit tonë një ditë reflektimi për t'u bashkuar e për të mbrojtur lirinë.

“Është po kështu një ditë reflektimi për t’u bashkuar të gjithë sërish për të mbrojtur lirinë dhe vlerat e saj, të vetëdijshëm se për lirinë shkohet në betejë çdo ditë.”, tha Basha.

Ndërkohë në Durrës, deputeti socialist Jurgis Çyrbja ishte një ndër përfaqësuesit e PS-së që kreu homazhe pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve.

Si për ironi të fatit, megjithëse pjesë e dy formacioneve të ndryshme politike, edhe Çyrbja ka ndarë të njëjtin mendin me kreun e opozitës.

Në një postim në Facebook, Çyrbja shkruan: “Sot, tek Varrezat e Dëshmorëve në Durrës, ku nderuam të rënët e luftës, në këtë 75 vjetor të LANÇ!  Sakrifica dhe gjaku i tyre edhe këtë 5 Maj, është moment jo vetëm kujtimi, por edhe reflektimi!”

Duket se 5 maji pavarësisht orareve të ndryme për kryerjen e homazheve, i ka bashkuar të paktën në një pikë të majtë e të djathtë. Nevojitet reflektim për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.