Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur kreun e Kadastrës së Lushnjes, Arben Qalliu, me 1500 lekë gjobë pasi deputeti i Fierit Bujar Çela ka shpërndarë leje legalizimi në prag të fushatës zgjedhore.

KQZ zhvilloi ditën e hënë seancën e parë dëgjimore, lidhur me denoncimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim se deputeti i Fierit Bujar Çela ka shpërndarë leje legalizimi në funksion të fushatës zgjedhore.

Çelibashi i kërkoi kreut të Kadastrës Arben Qalliut të japë shpjegime për rrethanat, se përse një deputet shpërndan këto dokumente, por ai ka kundërshtuar duke thënë se s’ka qenë në terren kur ai ka shpërndarë lejet.

Çela, kishte publikuar në llogarinë e tij personale në Facebook disa foto me qytetarë të ndryshëm duke shpërndarë leje legalizimi të shtëpive të tyre në Njësinë Administrative Hyzgjokaj.

Ndërkohë këtë të hënë, LSI kallëzoi në SPAK zyrtarë të lartë të PS përfshirë kryeministrin Rama, ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj, kryebashkiakët e Tiranës dhe Shijakut, Veliaj e Arbana për shpërdorim të detyrës në funksion të fushatës elektorale.