Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se kreu i Ballit Kombëtart, deputetit Adriatik Alimadhi doli pozitiv me koronavirus.

Teksa i uron shërim të shpejtë, Rama shkruan në Twitter se i mirëkupton fjalët e tepërta të deputetit Alimadhi, në kushtet në të cilat ndodhet, ndërsa i lutet që të ndjekë këshillat e mjekëve.

“I uroj shëndet e shërim të shpejtë zotit Alimadhi dhe i mirëkuptoj fjalët e tij të tepërta në kushtet në të cilat ndodhet, duke iu lutur të ndjekë këshillat e mjekëve e mos mbistresohet për strategjinë e luftës, të cilën e vendosin ekspertët e shkëlqyer që kemi jo ne politikanët!”, shkruan Rama.