Deputeti socialist, Pjerin Ndreu ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook një ngjarje të ndodhur në mbledhjen e Asamblesë së PS-së në qytetin e Lezhës.

Sipas asaj që shkruan Ndreu, një person kishte hyrë në mbledhje me diktofon në dorë për të incizuar, të cilin ai e quan "Babale", por që është pikasur nga deputeti.

POSTIMI I PLOTË

Nje Babale edhe në Lezhë. Në mbledhjen e Asamblesë të PS Lezhë, një i fshehur me diktofon në dorë për të inçizuar, gjendej në llozhin e sallës.

Instikti i profesionit te policit nuk më ka lënë akoma për ata që e dyshojne ! 

E nxorëm jashte, me qetësinë, kulturën që na përfaqëson duke i tregu paftyrësinë e paturpësinë e tij/tyre dhe misionin e shëmtuar qe po kryente! 

E turpshme!