Deputetja e Durrësit ka një mesazh për të gjithë ata që keqpërdorën konsultimin e saj me të birin

15/03/2019 - 11:01

Deputetja e re e Lëvizjes Socialiste për Intergrim për qytetin e Durrësit, Edlira Hyseni ka reaguar pas keqpërdorimit sipas saj, që i është bërë konsultimit me të birin për marrjen e mandatit disa ditë më parë.

Në një postim në Facebook, Hyseni teksa hedh poshtë të ketë votuar pro qeverisë në ditën e saj të parë në Parlament, kujton kohën kur ishte pjesë e Këshillit Bashkiak në Durrës, ku nuk votonte asnjë nga pikat e rendit të ditës nëse nuk kishte lexuar për të krijuar një opinion të argumentuar.

Ndër të tjera, Hyseni shkruan se është konsultuar dhe do të vazhdojë të konsultohet me të birin, i cili është një student i ekselencës në një nga Universitetet më të vështira dhe cilësore, fitues i një burse për meritë.

POSTIMI I PLOTË

Eshte perdorur e keqperdorur ne rrjete sociale/media dhe komentuar nga kush pelqen te jetoj me mllefe o urrejtje dhe ndaj dikujt qe nuk njeh e asgje nuk din,, nje konsultim me tim bir per ceshtjen e mandatit te cilen e ndava me te njohurit e mij ne fb. Nuk kisha ndermend te reagoj gjer mbreme kur ky moment u perdor politikisht nga gazetari Zheji ne emisionin e tij, ku pervec batutave aq larg profesionalizmit dhe qytetarise qe ne presim nga mediat serioze, u thane te paverteta qesharake..sikur une paskam votuar pro qeverise, pa mberritur mire ne parlament. Meqe eshte bere ves ne kete shoqeri te paraqiten permbys argumentet dhe une po e nis permbys..

Se dyti.. Ne diten time te pare ne Parlament nuk kam votuar, per arsye se nuk kisha dijeni per asnje ligj e material te rendit dites dhe per kedo qe me njeh mua nga Keshilli Bashkiak Durres, e din shume mire qe nese nuk lexoj dhe krijoj nje opinion te argumentuar mbi cdo projekt kam perpara, nuk kam ngritur kurre kartonin e miratimit, tashme per 4 vjet angazhim ne politiken lokale, ku kam bere nje opozite ne Keshill sa Pd dhe Lsi marre se bashku. Flas per ata qe me njohin dhe jo keta qe hamendesojne ..

Se pari..ai djali qe ju merrni neper goje pa piken e etikes, ne anen tjeter te ekranit ka nje nene/ gjysher apo nje zemer qe e ndjek dhe eshte nje student i ekselences, ne nje nga Universitetet me te veshtira e cilesore, sic eshte Politekniku i Torinos, fitues i nje burse per merite, ne Inxhinieri, pra me shume pune e studim, me djersen e tij. Une jam konsultuar dhe do vazhdoj te konsultohem me te, pasi ai dhe brezi i tij, kane nevoje per nje shprese e vizion te bukur e te paster te se ardhmes, qe mund ta bej te kthehet ne atdhe prane nenes se tij mbas shkollimit. Nese dikush do kishte cilesine e notave te tij, do e degjoja dhe respektoja me perulesi, por keqdashjen dhe ligesin gratuite nuk e toleroj as si nene, as si qytetare e vendit tim e as si deputete e re!

Per te gjitha keto me siper une ndjej se kam nje motiv me teper per te shkuar ne Kuvend dhe per te luftuar per nje shoqeri me te mire!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

I pranishëm në protestën e sotme të banorëve të “Unazës së Re”, është edhe edhe nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Va

Deklarata e Presidentit Ilir Meta që është gati të sakrifikojë mandatin e tij, për t’i dhënë fund krizës politike është pasqyruar gjerësi

Pas vendimit të Gjykatës së Hagës për të lënë në burg përjetë, Radovan Karaxhiçin si përgjegjës për krime lufte në Bosnje Hercegovinë, ka

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ishte sot mes efektivëve të kompanisë së asgjësimit të lëndëve shpërthyese me rastin e 20-vjetorit të k

Zv.kryeministri, Erion Braçe ka reaguar pas padisë së PD të bërë ndaj ministrit, Sandër Lleshaj dhe disa punonjësve të tjerë të Policisë

Është liruar nga detyra zv/ ministrja e Drejtësisë Teuta Vodo.

Sot në mbledhjen e qeverisë, Këshilli i Ministrave ka miratuar nënshkrimin e Kontratës së Koncesionit për “Rehabilitimin, operimin, trans

Partia Demokratike ka paditur ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe disa punonjës të Policisë së Shtetit për shpërdorim detyre gjatë

“Për zgjidhjen e krizës politike në vend jam gati të dorëzoj mandatin e Presidentit”. Kjo është deklarata e fortë e Presidentit

Pas helmimit të 11 nxënësve sot në Bulqizë, ka reaguar edhe ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi e cila e quan ngjarjen si “