Deputetja e LSI-së për qarkun e Lezhës, Elda Hoti ka treguar arsyen se përse e ka pranuar mandatin si deputete pas largimit të opozitës nga Kuvendi. 

E ftuar në “Opinion”, Hoti tha se e kishte pranuar mandatin pasi kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk ishte konsultuar me kandidatët. 

“Vendimin për djegien e mandateve e ka marrë vetëm Kryemadhi mua nuk më është marrë asnjë mendim. Kam një komunikim shumë miqësor me Kryemadhin. Unë si kam marrë gjë LSI-së, i kam dhënë vota. S’kam bërë divorc nga LSI-ja por nuk e di nëse më duan që të jem ende pjesë e saj,”– tha Hoti.