Deputetja e PD-së, Fatbardha Kadiu, ka denoncuar në një status në Facebook, atë që ajo e cilëson shkatërrim të thesarit arkeologjik.

Sipas Kadiut, kompania që ka marrë me koncesion portin e fushave të bovave në Porto Romano, pa marrë ende miratimin nga komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financës si dhe Kuvendi ka nisur punimet për ndërtimin e një muri mbrojtës pranë faqes së kodrës.

Kadiut thekson në postimin e saj, të cilin e shoqëron me foto, se në faqen e kodrës ndodhet Muri Romak, i cili rrezikon të dëmtohet ashtu siç u dëmtua gjatë punimeve të Velierës apo pallatit shumëkatësh përbri saj.

“Ftoj te gjitha instancat dhe mediat lokale dhe kombetare por dhe ato nderkombetare te shohin nga afer sesi qeveria lejon shkaterrimin e vlerave te tilla historike dhe arkeologjike”,- shkruan ndër të tjera deputetja e PD-së.

Statusi i Fatbardha Kadiut:

Porto MBM ne Porto Romano, Durres

Kompania e cila ka marre me koncesion portin e fushave te bovave ne Porto Romano i ka kerkuar shtetit shqiptar te bej nje shtese kontrate per te forcuar nje trase aktuale dhe per te ndertuar nje mur mbrojtes (dallgethyes) prane faqes se kodres ne pjesen jugore.

Pa kaluar akoma per shqyrtim ne komisionin perkates, asaj te ekonomise dhe finances dhe pa marre akoma miratimin nga kuvendi kompania sot vazhdon punimet per ndertimin e ketij muri (shikoni fotot bashkangjitur).Te pakte jane individet te cilet e dine se pikerisht ne faqen e kesaj kodre ndodhet muri Romak i qytetit i cili daton qe ne shekullin e 6-te. Ky mur ashtu sikurse veliera e qytetit apo sikurse pallati perbri velieres te cilet jane ndertuar mbi keto mure, do te kete te njejtin fat.

Ky qytet qe duhet te linte pas te gjithe qytetet si Spliti, Budva apo kedo qytetet tjeter bregdetar te detit adriatik sot Durresi ndodhet perseri ne te njejten situate, shkaterrim te thesarit te tij arkeologjik.

Ku e gjen guximin ky operator te bej nje shkaterrim te tille qytetit tone?
Cilet jane politikanet qe mbajne ne ndergjegjen e tyre kete shkaterrim?

Ftoj te gjitha instancat dhe mediat lokale dhe kombetare por dhe ato nderkombetare te shohin nga afer sesi qeveria lejon shkaterrimin e vlerave te tilla historike dhe arkeologjike.

Rrugetimi evropian na ka treguar qe ekonomia nuk ndertohet mbi shkaterrimin e mjedidit, perkundrazi ajo ndertohet duke ju pershtatur kushteve mjedisore.