Sipas deputetet demokrate të Durrësit, Fatbardha Kadiu, qëndrimi i kushtëzuar me parlamentin nuk do të thotë pushim siç pretendon pozita!!!

Duke ndarë në Facebook disa foto të takimeve të vazhdueshme që Kadiu ka zhvilluar prej 15 tetorit me të rinjtë në disa nga univeristetet publike dhe private në vend, ajo shkruan se studentet ndihen të harruar, mbi 70% e tyre kërkojnë një mundësi për tu larguar nga Shqipëria.

“Pasiguria, ekonomia e shkatërruar, papunësia, rendi dhe siguria çdo ditë e më shume në rrezik.

Të rinjtë kërkojnë politikan me integritet, politikan që ofrojnë përkushtim dhe punë jo për bandat kriminale por për qytetarët.

Sot më shumë se kurrë ata rrethasin për kryeministër: Lulzim Basha”, shkruan Kadiu.