Eurodeputetët italianë i kanë dërguar sot një letër Kryeministrit Edi Rama duke i shprehur vlerësimin e tyre për dërgimin në Itali të 30 mjekëve dhe infermierëve.

“I nderuar zoti Kryeministër. Dëshirojmë të shprehim vlerësimin tonë personal për dërgimin në Itali të dhjetëra personave të stafit mjekësor nga ana e Republikës së Shqipërisë”, theksojnë ata.

“Prezenca e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në zonat më të goditura është një gjest i vyer i miqësisë dhe vëllazërisë që lidh shtetet tona që prej gjithmonë”, shkruajnë eurodeputetët.

Vetëm së bashku mund të kalojmë emergjencën COVID-19 dhe mundimet tuaja përfaqësojnë një kontribut esencial për të realizuar këtë objektiv të përbashkët”, nënvizojnë ata.

Deputetët theksojnë se, “solidariteti që keni demonstruar është shprehje e vlerave të rëndësishme që kanë frymëzuar lindjen e Bashkimit Europian. Ne e mirëpritëm vendimin e Këshillit për të filluar zyrtarisht negociatat e pranimit të Shqipërisë në BE dhe shpresojmë ta shohim së shpejti Shqipërinë në Komunitetin Europian. Ju falenderojmë për ndihmën tuaj”.

Anëtarët e Parlamentit Europian:

  • Andrea Cozzolino
  • Pina Picierno
  • Brando Benifei
  • Patrizia Toia
  • Irene Tinagli
  • Simona Bonafè
  • Elisabetta Gualmini
  • Pietro Bartolo
  • Pierfrancesco Majorino
  • Andrea Caroppo
  • Giuliano Pisapia
  • Dino Giarrusso
  • Mario Furore
  • Alessandro Moretti
  • Aldo Patriciello
  • Massimiliano Smeriglio
  • Paolo De Castro
  • Salvatore De Meo
  • Piernicola Pedicini