Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni ka reaguar pasi Shqipëria dërgoi 30 mjekë dhe infermierë në Itali, ku situata nga pandemia është më e rëndë.

Berluskoni thotë se e njeh kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe se vlerëson gjestin e tij fisnik.

“Unë e njoh kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kam vlerësuar shumë gjestin e tij dhe fjalët e tij fisnike drejt Italisë. Shqipëria është një komb i vogël por është një vend me tradita të mëdha dhe civilizim antik, me të cilin vendi ynë ka një marrëdhënie historike që qeveritë e mia kanë bërë gjithçka për ta konsoliduar.”, shkruan ai.