Dështimi i hapjes së negociatave, PD: Rama të japë dorëheqjen dhe të çlirojë vendin nga keqqeverisja!

19/10/2019 - 15:49

Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Partinë Demokratike, Arben Kashahu është shprehur se nuk është faji i Europës për moshapjen e negociatave, por i kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë për shtyp, Kashahu akuzoi Ramën se korrupsioni, manipulimi i zgjedhjeve dhe sundimi i dështuar i tij pengojnë integrimin.

Sipas sekretarit Kashahu, për të mirën e vendit, kryeministri duhet të japë dorëheqjen dhe të çlirojë vendin nga keqqeverisja e tij.

DEKLARATA E PLOTË

Edi Rama vuri sërish interesin e pasurisë dhe pushtetit të tij personal përpara interesit të shqiptarëve dhe fatit europian të Shqipërisë. Ai ka vënë në levizje mekanizimin e propagandës për të fajësuar Bashkimin Europian, duke mos i njohur vetes asnjë përgjegjësi pse Shqipërisë nuk iu hapën sërish negociatat.

Faji nuk është i Europës! Pengesa kryesore për moshapjen e negociatave është Edi Rama. Ai ka 6 vjet që, me keqqeverisjen e tij, po bllokon ëndrrën e shqiptarëve për t’u bërë pjesë e familjes europiane.

Ndaj, duhet të jetë e qartë për të gjithë, nëse Shqipëria do që të bashkohet me Bashkimin Europian, kjo do të ndodhë pa Edi Ramën.

Për të mirën e vendit, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen. Nëse ai do të vendoste ineteresat e shqiptarëve para interesave të tij, Rama do të ikte, do të na çlironte nga qeverisja e tij e dështuar dhe do të na linte të ecnim drejt Bashkimit Europian.

Ndaj të mos ketë asnjë dyshim se ky vendim është një dështim personal për Edi Ramën. Nuk ka të bëjë me Shqipërinë, por ka të bëjë me Edi Ramën.

Nuk janë problemet e brendshme të Europës ato që pengojnë vendet europiane të hapin negociatat me Shqipërinë. Është korrupsioni, manipulimi i zgjedhjeve dhe sundimi i dështuar i Edi Ramës që nuk bind Bashkimin Europian.

Janë mijëra shqiptarë që kërkojnë azil në Francë, nën qeverinë e Edi Ramës, Shqipëria nuk është më i tyrja, po i një grushti oligarkësh dhe kriminelësh. Në raport me popullsinë, numri i azilkërkuesve shqiptarë gjatë qeverisë së Edi Ramës është më i larti në botë.

Krimi shqiptar është dhjetëfishuar në Hollandë, por trafikantët e drogës në Shqipëri shndërrohen në biznesmenë të fuqishëm, që pasrojnë para dhe blejnë gjithçka, drejtësinë, qeverinë, parlamentin.

Për të gjitha këto nuk e ka fajin Europa.

Ky është dështimi personal i Edi Ramës. Është ajo çfarë ka mbjellë 6 vjet në drejtimin e vendit, duke shkelur pa mëshirë interesat e shqiptarëve, duke i zbuar ata nga vendi dhe duke e bërë Shqipërinë parajsën e krimit të organizuar dhe të disa klientëve të tij, me të cilët grabit pasuritë e shqiptarëve dhe i varfëron ata.

Shumica dërrmuese e shqiptarëve e kanë kuptuar se përsa kohë Shqipëria do të drejtohet nga Edi Rama, vendi ka për të bërë vetëm hapa prapa.

Edi Rama nuk ka ndërmend të përmbushë as 9 kushtet e Bundestagut gjerman, që për opozitën janë udhërrëfyesi për nxjerrjen e vendit nga kriza.

Vetëm duke siguruar zgjedhje të lira e të ndershme, vetëm duke zbatuar standardet më elementarë për barazinë para ligjit, Shqipëria do të bëhet si Europa dhe Europa do të na pranojë në familjen e saj.  

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për lajmin që një faqe italiane lajmesh, Pianeta Italia News, publikoi tre vite më parë, lajmin sipas të

Presidenti Ilir Meta, në një deklaratë për mediat, i pyetur në lidhje me deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim se “topi është në an

Presidenti Ilir Meta tha se e rëndësishme është të shkohet në zgjedhje të gjithëpranuara.

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama se po shikohet mundësia që të hiqen ta

Duke folur për rastin e rëndë të përdhunimit të 15-vjeçares nga roja i shkollës në Babrru, kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja tha se

Partia Demokratike e ka quajtur lajm të rremë lajmin e publikuar një ditë më parë, nga zyra e shtypit të Bashkisë së Tiranës, që sipas sa

Presidenti Meta është solidarizuar me protestën e djeshme kundër abuzimit dhe dhunës ndaj vajzave dhe grave.

Nga një aktivitet i cili ishte “armik” i natyrës dhe një njollë e zezë e kryeqytetit, Landfilli i Sharrës është shndërruar totalisht duke

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe kreu i PDIU Shpëtim Idrizi kanë nisur një takim në selinë e PD me kryedemokratin Lulzim Basha.

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh të fortë kundër dhunës.