Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka përshëndetur dorëheqjen e kreut të Transportit Rrugor, Arben Isaraj.

Manjani shkruan se vëllai i Arbenit, Altini, ka bërë shumë më pak vepra seç ka kryer vëllai i ministrit të Brendshëm. Sipas Manjanit, dorëheqja e kreut të Transportit Rrugor ishte shenjë e lartë qytetarie e një funksionari publik. Ai shton se ky standard është fshirë prej kohësh nga Rilindja.

“Vëllai i Arben Isarait u arrestua për shumë më pak nga sa ka bërë vëllai i Fatmir Xhafajt. Megjithatë Arbeni dha dorëheqje nga një funksion shumë më të pa rëndësishëm sesa ai që mban Fatmiri.E përshëndes zotin Arben Isaraj për qytetarinë dhe nivelin e lartë etik e profesional! Ky është standarti i sjelljes se zyrtarit publik, standart të cilin Rilindja na e kishte fshirë nga memoria politike”, shkruan Manjani.