Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës me gazetarët është ndalur edhe te dhënia e nënshtetësive ku së fundmi është akuzuar për abuzim.

Meta ka deklaruar se gjithçka është bërë sipas procedurave, ndërsa si përgjigje për mazhorancën, ka përdorur dhënien e nënshtetësisë së ish-ministres Shahini duke thënë se do ishte edhe dy vite pa nënshtetësi.

“Janë shpikur disa gënjeshtra të jashtëzakonshme për të shmangur vëmendjen. Kjo është dosja e futbollisti të Tironës, të cilësuar si terrorist. Këtu është dokumenti përkatës që thuhet se nuk kërcënon sigurinë kombëtare. E dyta të përfaqësosh një ekipi kampion është në interes kombëtar dhe publik. Kjo është sqaruar shumë qartë për këtë kërkesë urgjente para ndeshjes me Zvicrën. Presidenti ka respektuar ligjin në mënyrën më strikte. Për raste të tilla si zonja ukrainase ka 8 vjet që ka kërkuar dhe nuk ka asnjë problem kombëtar. Ish ministrja e Arsimit nuk do ishte zv ministre se do i duheshin nja dy vite për tu bërë shtetase. Nuk dua të përgojoj askënd, dokumentet nuk mund t’i japë. Por gjithçka është në respekt me ligjin dhe kushtetutën.” tha kreu i shtetit.