Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, i është përgjigjur zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Kocijancic, pasi kjo e fundit dënoi dhunën e protestuesve si edhe e quajti djegien e mandateve nga opozita si një vendim kundër integrimit të vendit në BE.

E ftuar në “Ora News”, Kryemadhi tha se Kocijancic ka konflikt me Shqipërinë, pasi ajo është në favor të ndryshimit të kufijve mids Kosovës dhe Serbisë.

Kjo Maja Konçinjançiç ka konflikt interesi me Shqipërinë. Ajo është favor të ndryshimit të kufijve. E dyta, ajo nuk ka më punë sepse i mbaron mandati. Mogherinin e sulmoi vetë Renzi duke thënë se ishte një dështim në politikën e jashtme. Ata që mbështesin trafikun e drogës në Shqipëri janë në konflikt interesi. Unë kam vjellë ditën e shtunë gjatë gjithë natës. Vjellja nuk vjen nga gazi lotsjellës. U përdor lëndë kimike ushtarake. Vjellja dhe dhimbja në diafragmë nuk vjen nga gazi. Ujë që dilte nga dera e Kryeministrisë, ishte solucion kimik. Po të ishte ujë shkonte deri tek Rogneri. Ndërkohë, protestuesve nuk u janë bërë analizat. Dua të them që një kryeministër që i dhimbset më shumë një kërpudhë se sa shqiptarët, nuk po them këta vandalët.

Lidhur mbi protestën, Kryemadhi u shpreh se po të donte opozita për 10 minuta e merrte godinën e kryeministrisë.

Nuk ishte sinjal. Ishte agjendë shumë e qartë e opozitës. Mos të harrojmë që pjesëmarrja e protestuesve ishte e jashtëzakonshme. Mbi 20 herë janë hedhur lëndë helmuese ushtarake. Kjo gjë ndodhi në mënyrë permanente. Qëllimin protesta e arriti. E para, tregoi se shumica e shqiptarëve janë kundër Edi Ramës, jo se janë me Lulzim Bashën apo Monika Kryemadhit. Janë kundër Edi Ramës, kundër çmimeve të energjisë elektrike. Shqiptarët kanë të njëjtën rrogë sot por paguajnë më shtrenjtë. Opozita po të donte, brenda 10 minutave e merrte godinën e Kryeministrisë dhe ia hidhte surratit Edi Ramës.

Përgjigje zonjës Kocijancic i ka dhënë edhe deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj.

“Jemi konsultuar me ndërkombëtarët, por mbi të gjitha ne jemi konsultuar me shqiptarët. Kjo opozitë është konsultuar me ndërkombëtarët në 2014 për dekriminalizimin. Ishte i vetmi akt që na dolën në krah. Faleminderit ndërkombëtarëve. Ku ishte zonja kur u kanabizua vendit, zonja dhe zotrinjtë e tjerë. Të gjitha raportet e BE, ato të cilat filluan nga 2015, zëdhënese e së cilës është zonja, treguan që nga një Lazarat, po ishte problem, për një nga arsyet që ne në 2013 ramë nga qeverisja, me të drejtë, me një proces elektral të pranuar sic në vendet e BE ndodh, ai Lazarati i vogël u bë gjithë Shqipëria. Ku ishte zonja në 2016 kur  gjysma e grupit parlamentar në zgjedhjet në Dibër rezultuan të përgjuar? Ku ishte zonja në 2017 kur me aktet e Prokurorisë del nga koka deri në fund?!, tha Alibeaj.