Dhuna ndaj grave, Rama: Ndihmë ligjore falas për viktimat e dhunës

06/12/2013 - 13:26

TIRANE, 6 dhjetor 2013 - Angazhim total ne parandalimin e dhunes ndaj grave e vajzave dhe ndihme ligjore falas per viktimat e kesaj dhune ka premtuar kryeministri Edi Rama gjate fjales se tij ne konferencen “Aktivizim kunder dhunes ndaj grave”. 
Rama kërkoi bashkëpunimin e të gjithëve, në mënyrë që siç tha ai, t’i bëhet ballë kësaj sfide të gjerë e komplekse që lidhet me një trashëgimi të shekujve më parë. 

“Sot për herë të parë çështja e dhunës ndaj vajzave dhe grave adresohet si një problem jo vetëm i tyre dhe për herë të parë kjo çështje shikohet në aspektin e detyrimit të burrave e për tu përfshirë në një beteje që nuk është beteja e viktimave të dhunës por është beteja e të gjithë atyre që kanë detyrimin që të bëhen bashkë për ta penguar dhunë”- tha Rama. 

Ai deklaroi se qeveria do të jetë këmbëngulëse për të vënë në shërbim të grave dhe vajzave, viktima të dhunës, ndihmë ligjore falas. 

“Do t’i japim ndihmës ekonomike atë vlerë, që ajo sado e pakët në shumë, humbet rrugës nga kryefamiljarë të papunë e të dëshpëruar e përdorin këtë ndihmë për alkool apo për bixhoz. Plagë këto të një pjese të shoqërisë që për shkak të varfërisë është lehtësisht e prekshme prej tyre. Kalimi i ndihmës ekonomike si përgjegjësi e gruas në familje jo vetëm do të rrisë efektshmërinë e përdorimit të kësaj ndihme në funksion të ushqimit të familjes por të do rrisë edhe peshën e gruas.”-tha ai.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video sensibilizuese në Facebook, ku bëhet thirrje për distancim social, në kët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot përmes një postimi në Facebook lidhur me masat shtrënguese ndaj koronavirusit.

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot 75-vjetorin e krijimit të Shkollës së Mesme Ushtarake “Skënderbej”.

Kryeministri i vendit Edi Rama, ashtu siç ka bërë në ditët e fundit ka mbajtur një komunikatë me qytetarët, ku ndër të tjera ka folur edh

Ish-deputeti demokrat Enkeled Alibeaj ka reaguar pas lajmit se 17 punëtorë të një fabrike çimentoje në Krujë janë vetëkarantinuar, pasi 2

Kreu i departamentit të pushtetit vendor në PD Durrës, Petro Vokopola, ka denoncuar përmes një statusi në rrjete sociale situatën e rëndë

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka kujtuar sërish kryeministrit Rama që të mbyllë fasoneritë, call center-at dhe fabrikat me numër të madh puno

Kryeministyri Edi Rama ka publikuar në Facebook një video të avionit "Lasgushi" i cili prej ditësh transporton pajisje mbrojtëse mjekësor

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi pas mbledhjes online të Konferencës së Kryetarëve, se 9 aktet

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar si do funksionojë nga e hëna sistemi i ri i leje-daljeve për të bërë pazar.