Kanë nisur këtë të diel në Korçë bisedimet e ditës së tretë mes delegacionit shqiptar dhe atij grek të udhëhequr nga ministrat e Jashtëm Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias.

Takimi mes dy palëve zhvillohet në kuadër të bisedimeve për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Sot është dita e fundit e bisedimeve në Korçë, dhe sikurse paralajmëroi dje ministri Bushati, pritet të ndërmerren vendime të rëndësishme.

Takimi mes Bushatit dhe homologut grek Kotzias zhvillohet prej tre ditësh në Korçë dhe është vazhdimësi e takimit të Kretës që u mbajt disa muaj më parë mes dy ministrave të Jashtëm.