Në Ditën Botërore të Bletëve, Kryeministri Edi Rama kujton se qeveria shqiptare nëpërmjet AZHBR ka financiaur 3386 projekte për bletarinë.

Rama thotë se bletët bëjnë mrekulli duke i identifikuar edhe me njerëzit e punës.

STATUSI NGA RAMA

MIRËMËNGJES 

me bletët punëtore që së bashku bëjnë mrekulli dhe bekuar qofshin bletërritësit e të gjithë njerëzit e punës

#DitaBotëroreeBletëve vjen sot me 3386 projekte të financuara për bletarinë nga Agjencia Zhvillimit Bujqësor e Rural