Dita Botërore e të Moshuarve, Meta: T’iu rriten menjëherë dhe ndjeshëm pensionet!

01/10/2020 - 10:36

Në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, Presidenti Ilir Meta thekson se kjo shtresë e shoqërisë ka nevojë për mirënjohje, respekt dhe vlerësim, pasi ka dhënë shumë për përparimin dhe begatinë e familjeve dhe Atdheut tonë.

Meta shkruan në Facebook se trajtimi me pensione të ulëta dhe indeksimet minimale, e bëjnë ende të papërballueshme jetesën e tyre në raport me çmimet e tregut dhe kostot e jetesës ndër më të lartat në rajon.

POSTIMI I METËS

Mirënjohje, respekt dhe vlerësim ndaj gjithë të moshuarve të Shqipërisë që aq shumë kanë dhënë për përparimin dhe begatinë e familjeve dhe Atdheut tonë.

Pavarësisht kontributeve dhe sakrificave të jashtëzakonshme në këtë drejtim, Dita Botërore e të Moshuarve, e gjen sot këtë kategori të margjinalizuar, në gjendje tejet të rënduar, pothuajse të braktisur nga shteti dhe të shkëputur nga fëmijët e larguar masivisht në emigrim.

Trajtimi me pensione të ulëta dhe indeksimet minimale, e bëjnë ende të papërballueshme jetesën e tyre në raport me çmimet e tregut dhe kostot e jetesës ndër më të lartat në rajon, aq sa të ardhurat mujore, nuk ju mjaftojnë as për të paguar ilaçet, energjinë elektrike dhe ujin. Me nivelin më të lartë të sëmundshmërisë, trajtimi i tyre shëndetësor nga institucionet shtetërore në raport me të ardhurat dhe nevojat që ka kjo kategori, është thuajse i papërfillshëm.

Braktisja, vijon të jetë gjithashtu një plagë e rëndë. Vetmia që përjeton kjo kategori prej shpopullimit, dramës së madhe të popullit tonë dhe familjes shqiptare në vitet e fundit, është e papranueshme dhe kërkon një zgjidhje të menjëhershme duke rikthyer shpresën në radhë të parë për fëmijët e tyre për të ndërtuar të ardhmen në vendin tonë dhe pranë familjeve.

Rritje të ndjeshme dhe të menjëhershme të pensioneve, ndihmë ekonomike të prekshme për përballimin e kostove të medikamenteve, energjisë elektrike dhe ujit dhe trajtim të veçantë shëndetësor e social, janë disa masa efektive që meritojnë adresim të menjëhershëm.

Është koha për të kthyer në veprim shërbimin me përulje dhe vlerësimin e merituar ndaj tyre, jo vetëm me mbulimin e pagesës për blerjen e gjelit për Vit të Ri, por nëpërmjet masave konkrete që ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme, solidaritet dhe përkrahje.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-ministri demokrat, Gazmend Oketa, i ftuar në Çim Peka LIVE, shpjegoi sërish se përse u largua nga Partia Demokratike në fillim.

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia i bën thirrje SPAK të hetojë qeverinë pasi nuk po u ofron qytetarëve trajtim shëndetësor falas për COVID-

Në Durrës, procesi i rindërtimit po vijon me riparimin e mjediseve të përbashkëta e të muraturave të pallateve me nivel dëmi DS1, DS2, DS

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, ka reaguar pas votimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, duke rrëzuar dekretin e preside

Ish-deputetja e PD-së Dhurata Çupi ka reaguar, pas vdekjes në një minierë në Dibër të një inxhinieri dhe dy punëtorëve.

Presidenti Ilir Meta ka shkruar një mesazh ngushëllimi për popullin francez pas sulmeve terroriste ditën e sotme.

Kryeministri Edi Rama tha nga foltorja e Kuvendit se ka një detyrim për të gjithë demokratët.

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për shqyrtimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të miratuar nga maxhoranc

Në një dalje për mediat, kryedemokrati Lulzim Basha i quajti maskaradë diskutimet që u zhvilluan sot në parlament për pandeminë e Covid-1

Ambasada Amerikane në Tiranë mbështet procesin e përzgjedhjes së hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, strukturës kryesore që do të go