Ditën e hënë më datë 23.04.2018,  pas dy muajsh do të mblidhet Këshilli Bashkiak pranë Bashkisë Durrës.

Mbledhja që do të mbahet në orën 18:00 në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak do të ketë në rend dite këto çështje:

1. Për dhënien e mandatit të këshilltarit.

2. Për mbarimin përpara afatit të mandatit të këshilltarit.

3. Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimine Këshillit Bashkiak nr. 468 datë  23.12.2017 “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në Qytetin e Durrësit”

4. Për një ndryshim në VKB Nr.469 datë 23.12.2017 “Për miratimin e buxhetit të Bashkisë Durrës për vitin 2018 si dhe projektbuxhetin afatmesëm të Bashkisë Durrës për vitet 2018-2020”

5. Për miratimin e buxhetit shtesë të Bashkisë Durrës për vitin 2018

6. Për një ndryshim në VKB nr.471 datë 23.12.2017 “Për miratimin e linjave rrethqytetase të transportit publik për territorin e Bashkisë Durrës, intinerarin, stacionet dhe oraret e tyre”

7. Për përdorimit të fondit prej 149 850 lekë akorduar në zbatim të kontratës së grantit nënshkruar midis observatorit për të drejtat e fëmijëve dhe Bashkisë Durrës në kuadër të nismës “zhvillimi i mekanizmit për të indentifikuar dhe regjistruar fëmijët jashtë shkolle në zonën pilot të Durrësit”

8. Për ndihmë në rast fatkeqësish

9. Për dhënien në përdorim, pa  kundërshpërblim, Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, të ambjentit me sipërfaqe  të përgjithshme 100 m2, pjesë e pasurisë me nr. 6/78, zk 3215, që përfaqëson ndërtesën e ish Komunës Rrashbull, pronë e  bashkisë durrës, për një afat kohor  15 vjet, për t’u përdorur për  zbatimin e programit të Qeverisë Shqiptare 2017- 2021,  për hapjen e sportelit unik të fermerëve “Agro pika”.

10. Për dhënien me qira të ndërtesës 1 kt (kapanon),  me nr. pasurie 5/111, zk 8516, në inventar të ndërmarrjes tregtisë me shumicë (bgt),  me sipërfaqe të përgjithshme   931 m2 (nga kjo sip. ndërtimi  882m2 dhe sip.funks. 49 m2), pronë e bashkisë durrës, për një afat 5 -vjet, nëpërmjet procedurës së konkurimit.

11. Për dhënien me qira të katit përdhe të ndërtesës 3 kt,  me nr. pasurie 5/20, zk 8516, me sipërfaqe të përgjithshme 689,13 m2 (nga kjo sip. ndërtimi 450 m2 dhe sip. funksionale 39.13m2), të sipërfaqes së lirë 1758 m2,  si dhe dhënien me qira të ndërtesës 1 kt,  me nr. pasurie 5/20, zk 8516, me sipërfaqe të përgjithshme 329,13 m2 (nga kjo sip. ndërtimi 300 m2 dhe sip. funksionale 29.13m2), në inventar të ndërmarrjes prodhimeve artizanale,  pronë e Bashkisë Durrës, për një afat  5-vjeçar, nëpërmjet procedurës së konkurimit.

12. Për dhënien me qira të ambjentit, me vendodhje në katin e parë të ish repartit të URT-së,  me nr. pasurie 2/423, zk 8513,  me sipërfaqe të përgjithshme  930 m2 (nga kjo sip. ndërtimi  900 m2 dhe sip.funks. 30 m2), pronë e Bashkisë Durrës, për një afat 20 vjet, nëpërmjet procedurës së konkurrimit.

13. Për miratimin e ndryshimit të emërtimit të Shkollës së Mesme të Bashkuar katundi i Ri, Durrës

14. Për miratimin e ndryshimit të emërtimit të Shkollës së Mesme të Bashkuar Kullë, Durrës

15. Për dhënien e titullit “qytetar nderi” Z. Ibrahim Mohamed Maki

16. Për dhënien e titullit “qytetar nderi” z. Muharrem Hysen Kokomani

17. Për Propozim për dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1-30.-04-2018

18. Për miratimin e Ndihmës Ekonomike , me fond nga të ardhurat e Bashkisë  dhe fondi 6%të fondit të kushtëzuar ,si dhe të Pagesës së Paaftësisë për muajin Prill 2018.