Djali i Azem Hajdarit përfshihet në politikë, koordinator në PD

07/05/2014 - 09:51

Tiranë, 7 maj 2014 - Djali i themeluesit të Partisë Demokratike, Azem Hajdarit, Kiri, do të jetë një prej 40 koordinatorëve të selisë blu për monitorimin e procesit të analizës dhe zgjedhjeve në degën më të madhe, atë të kryeqytetit. 

Burime nga PD bëjnë të ditur për gazetën "Panorama' se së fundi është vendosur që Kiri Hajdari, aktualisht i punësuar si jurist në Bashkinë e Tiranës, të ndjekë procesin në Njësinë Bashkiake Nr. 6 në Kombinat së bashku me këshilltarin e grupit të PD-së, Dorian Teliti, ish-sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit, Albert Kushti dhe ish-deputetin e kësaj force politike, Safet Sula. 

Djali i liderit të Dhjetorit është përfshirë kështu zyrtarisht në politikë 16 vjet pas vrasjes së të atit para selisë së PD-së.

Një tjetër risi e kësaj liste është përfshirja në proces edhe e ish-zëdhënëses së Kryeministrit Sali Berisha, më pas këshilltare politike e ministrit të Punës, Spiro Ksera, Juela Meçani. Mësohet se ajo do të jetë e deleguar në Njësinë Bashkiake Nr. 1 së bashku me Alma Markun dhe ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, Isuf Çela.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Rama njoftoi se duke filluar nga data 1 qershor do të lejohet qarkullimi i automjeteve në të gjithë vendin.

Kryeministri Rama, në daljen e tij të fundit kushtuar Covid-19, u shpreh se kjo do të jetë java e fundit me masa kufizuese.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar pak minuta më parë se mbrëmjen e sotme, në orën 21.00, do të komunikojë për herë të fundit për atë që e

Teksa kanë ngelur dhe katër ditë nga afati për përfundimin e Reformës Zgjedhore, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe nënkryetari i kësa

Presidenti Ilir Meta reagon pas publikimit të mesazhit të diplomatit të huaj, duke thënë se shërben si një kambanë alarmi për të gjithë.

Presidenti Ilir Meta sqaron plaftormën e tij me 14 pika për realizimin e Reformës në Drejtësi dhe integrimin e Shqipërisë në BE.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me ambasadorin gjerman Peter Zingraf në selinë blu.

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ka akuzuar qeverinë pas infektimit të mjekëve dhe infermierëve në QSUT.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim shumë të hapur dhe konstrukitv me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Duncan N

Kryeministri Edi Rama shkruan në Facebook se parku fotovoltaik i Karavastasë do të jetë më i madhi në Ballkan dhe kjo sipas tij, do të je