Një delegacion i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian do të mbërrijë të mërkurën në Tiranë për t’u informuar në detaje mbi situatën e re në tê cilën është futur vendi pas dorëzimit të mandateve parlamentare të opozitës dhe hapat që priten të merren në vijim.

Ky delegacioni përbëhet nga deputetë të grupimeve të ndryshme politike të Parlamentit Europian. Në krye të takimeve, qëndron takimi me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi. Më pas takimet vijojnë me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Gent Cakaj.

Delegacioni do të takohet me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, si dhe dy përfaqësues të shoqërisë civile.