Monika Kryemadhi tha se i vetmi deputeti i LSI që nuk mori pjesë në mbledhjen ku u vendos për të djegur mandatet, ishte Lefter Koka.

E pyetur në “360 gardë” nëse vendimi ishte unanim ajo deklaroi: Përveç Lefter Kokës që nuk ishte në mbledhje, nuk tha se ishte kundër por nuk ishte i pranishëm, të gjithë deputetët e tjerë ishin dakord.