Një ditë pas deklaratës së kreut të PD-së, Lulzim Basha për djegien e mandateve PD, këtë të hënë pritet të mbledhë grupin parlamentar rreth orës 10:00.

Lideri demokrat Lulzim Basha deklaroi dje se do t’i  propozojë grupit parlamentar dhe forumeve më të larta të kësaj force djegien e mandateve të deputetëve si një mesazh i qartë i ardhur nga protesta e opozitës.

“Ndaj unë jam sot këtu për t’ju thënë me përgjegjësi të plotë se e kam lexuar vullnetin tuaj. Ndaj kam vendosur t’i propozoj grupit parlamentar dhe forumeve më të larta vendimmarrëse të Partisë Demokratike të Shqipërisë djegien e mandatave parlamentare në mbështetje të qëllimit dhe aspiratës që ju dëshmuat se është mbarëkombëtare, europiane dhe e pandalshme, mbrojtjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, Shqipërinë si gjithë Europa, qeverinë tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme, parlament të popullit dhe jo të krimit”, u shpreh Basha.