Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar takime me aletatët pas vendimit unanim nga grupi parlamentar i PD për djegien e mandatave të deputetit.

Fillimisht Basha zhvilloi takim rreth 60 minuta me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi në ambientet e selisë blu dhe më pas ka zhvilluar takim edhe me aleatët e vegjël të PD.

Mësohet se Basha ka zhvilluar takim me kreun e LZHK Dashamir Shehi, kreun e PBDNJ Vangjel Dule, kreun e PR Fatmir Mediu, kreun e PAA Agron Duka si dhe me kreun e PDK Nard Ndoka.