Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali ka reaguar pas deklaratës së kryedemokratit Basha se do propoizojë djegien e mandateve.

Spiropali shkruan në Twitter se ky vendim i PD-së krahas të keqes e ka edhe një të mirë. Sipasj saj, e mira është se nuk do t’i marrin më rrogat për të ndotur me bojë e baltë parlamentin.

"Lulzim Basha tha se do digjte qeverinë dhe paska vendosur të djegë opozitën! Sinqerisht nuk do ta dëshironim kurrsesi degradimin e tyre konstant, po në këto kushte, duhet pohuar kjo e keqe e ka një të mirë: Nuk do t’i marrin më rrogat për ta ndotur Parlamentin me baltë e bojë!"