Gjatë inspektimit të tunelit në “Rrugën e Arbrit”, kryeministri Edi Rama është takuar me një mbështetës të Partisë Demokratike.

Këtë moment, kreu i qeverisë e ka ndarë me ndjekësit në Facebook teksa ka publikuar një video, ku demokrati e pyet se kush do fitojë.

Mbështetësi i PD: Erdha këtu në tunel dhe gjeta në inspektim zotin kryeministër. Do fitosh ti apo ne? Kush do fitojë?

Rama: Do fitojë populli shqiptar dhe pastaj do ju nxjerrim dhe ju nga tuneli. Hajde, mirupafshim!

“Rruga e Arbërit, Tuneli nr 3; Ne do të fitojmë dhe do ta nxjerrim edhe PD nga tuneli”, shkruan Rama krahas videos.