Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte e ftuar në emisionin "Kjo Javë" në News24, ku ka folur ndër të tjera për aksionin e opozitës si dhe zgjedhjet lokale që pritet të zhvillohen qershorin e vitit tjetër.

E pyetur nëse LSI do hyjë në zgjedhje me Ramën kryeministër, Kryemadhi tha se ai nuk do jetë deri në qershor kryeministër, por nuk e ka specifikuar se si do ikë ky i fundit.

"Ne sot nuk jemi në një situatë normale që luan me rregullat e lojës. Sot nuk diskutohet çfarë do marrë PD apo LSI në zgjedhje. Opozita duhet të krehë këtë qeveri që është bërë e rrezikshme për shqiptarët dhe po bëhet element i rrezikshëm dhe për rajonin. Për ne nuk ka rëndësi numri i bashkive, por të mos ketë deformim të votës. Pjesa tjetër është e shqiptarëve që u takon të zgjedhin kandidatët. Unë mendoj se Rama nuk do jetë deri në qershor kryeministër, atëherë kur do zhvillohen zgjedhjet lokale. Rama edhe mund të çmendet. Vetingu në politikë është i rëndësishëm dhe më pas vijnë hapat e tjera"– tha Kryemadhi.