Në konferencën e jashtëzakonshme për mediat, Presidenti Ilir Meta tha se do të jetë në detyrë deri në 24 korrik 2022.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, se përse nuk dorëhiqet, kur maxhoranca i ka hequr thuajse të gjitha kompetencat, Meta tha se do t’i qëndrojë besnik betimit të bërë mbi Kushtetutë.

“Së pari, është përgjegjësia ime t’i qëndroj atij betimi me dorën mbi kushtetutë dhe zemrën mbi kushtetutë, deri në datën 24 korrik 2022. Se ç’bën kuvendi e shohin gjithë shqiptarët, po të bënte gjëra më të mira nuk do largoheshin 8 shqiptarë nga Shqipëria, kur nga Serbia largohet 1 serb. Ndaj jemi në këtë situatë. Kemi cdo ditë grusht shteti ndaj të drejtave kushtetuese. Nuk ekziston asnjë mundësi që presidenti të tërhiqet nga detyra e tij për të mbrojtur shtetin e së drejtës. Kam qenë partizani kryesor, edhe si kryetar i parlamentit që reforma do të bëhej vetëm mbi rekomandimet e Venecias, e cila është pranuar nga cdo palë në Shqipëri. Ndaj arritëm atë konsensus që luftova aq shumë për ta imponuar. Përpjekja ishte që atëherë që grushti i shtetit të bëhet përmes një maskarde, tani cdo ditë ka patur nga pak grusht shteti. Nuk kishte gjë më fyese për Venecian të vinte këtu, për cfarë duhet. A ka ndonjë që të mos e kuptojë, kur vetë neni është shkruar nga Venecia. E para është kushtetuta, është ligji suprem i Republikës, radhën e ka bërë Venecia me një argument të jashtëzakonshëm. Do keni prova më të rënda se këto, kemi kushtetutën kemi  ligjin dhe Dvoranin si individ, në një familje si është .. është gjyshi, është babai, më pas djali apo nipi.. këto thonë jo është nipi pastaj gjyshi.’ – u shpreh Meta.