A do ketë "tym të bardhë"? Vijojnë dhe sot negociatat për zgjedhoren

03/06/2020 - 09:18

Ambasadorët e SHBA, BE, Britanisë dhe ODIHR, do të takohen sërish me përfaqësuesit e Këshillit Politik sot në orën 11:00.

9 orë negociata të një ditë më parë në rezidencën e Ambasadës amerikane u mbyllën pa ndonjë rezultat.

Megjithatë Ambasadorët deklaruan se progres është bërë dhe se Këshilli Politik duhej të mblidhet nesër për të arritur marrëveshjen.

Ajo që të gjithë ambasadorët theksuan në një zë ishte se partitë duhej të heqnin dorë nga kërkesat që shkonin kundër rekomandimeve OSBE/ODIHR.

"Shpenzuam pothuajse 9 orë me anëtarët të këshillit politik. Ishte një ditë dhe e gjatë. Por është bërë përparim. Ishte e vështirë për të gjitha palët. Të gjithë kanë dhënë që Shqipëri të fitojë. 25 marsi ishte një pikë kthese. BE ka vendosur në sërë kushtet për nisjen e negociatave dhe mes tyre është reforma zgjedhore që është në përputhje me rekomandimet e ODIHR. Kështu qëllimi sot dhe nesër, është që Shqipëri t’i përmbushë këto rekomandime. Nëse partitë duan të arrijnë konsensus përtej këtyre rekomandime, ne i mirëpresim. Nëse konsensusi për këto pika të cilat ODIHR ka kërkuar, nuk arrihet atëherë palët nuk duhet t’i vazhdojmë më këto kërkesa. Ne duam që Shqipëria të jetë në Evropë dhe SHBA do të bëjë gjithçka që ka në dorë për këtë proces", tha Yuri Kim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetari i Grupit Parlamemtar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas publikimit të raportit të tretë mbi funksionimin e reg

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me pretendimet e deklaruara nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili t

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar mesazhin e ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, n

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka theksuar rëndësinë e ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e udhëzimeve ndaj COVID-19.

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një takim me Ministren e Jashtme të Suedisë, Ann Linde, në kuadër

Pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha se kreu i qeverisë i ka ofruar atij një marrëveshje që të bëhej kryeministër ndërsa vetë ai

Gjatë një konference për shtyp nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi publikisht ofertën që kryeministri Edi Rama i ka bërë p

Në një dalje për mediat pasi PS deklaroi gatishmërinë për hapjen e listave, kryedemokrati Lulzim Basha e konsideroi të prishur marrëveshj

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varheley i beri thirrje sot maxhorancës që të votojë sa më parë marrëveshjen e dakordësuar të 5 qershor

Në një dalje për mediat, kryeministri Edi Rama konfirmoi se maxhoranca do të mbështesë nismën e deputetëve të opozitës së re, Myslim Murr