Xhelal Mziu ka hequr dorë nga drejtimi i degës së Partisë Demokratike, pasi ka vendosur që të kandidojë si deputet.

Mziu e ka marrë këtë vendim për të hequr dorë nga drejtimi i selisë blu në Kamëz, pasi ky ishte një nga kriteret që vendosi Partia Demokratike, për të gjithë ata që do të zgjidhnin të kandidonin si deputet.

Tashmë, emri i Mziut do të futet në lista dhe sipas nismës së kryedemokratit Lulzim Basha, të gjithë kandidatët për deputetë dhe për kryetar bashkie do të zgjidhen nga anëtarësia, në bazë të parimit një anëtar një votë.

Përsa i përket drejtimit të degës së PD-së në Kamës, zëvendësuesi i Mziut do të zgjidhet me anë të një gare të re.

Më herët kanë dhënë dorëheqjen nga drejtimi i degës së partisë edhe kryetari i PD-së në Korçë, Andrea Mano dhe Fier, Luan Baçi.