Gazeta gjermane “Bild” publikoi ditën e sotme 16 përgjime të reja, në të cilën ishin të përfshirë përfaqësues të Partisë Socialiste si dhe vet kryeministri Edi Rama.

Në një audio-përgjim, dëgjohet ish-deputeti socialist Pjerin Ndreu teksa shantazhon mësuesit.

Në bisedën me Drini Gjecin, drejtor i Arsimit për rajonin e Dibrës, Ndreu i kërkon atij ti bëj presion drejtorit të shkollës që të deklaroj hapur votën për Partinë Socialiste, përndryshe të hënën do të “fluturojë nga puna”.

Ndërkohë, në lidhje më këto përgjime ka reaguar Ndreu, i cili shprehet materialet e publikuara nga gazeta gjermane nuk janë prova.

Ish-deputeti shprehet se ky është një komunikim normal dhe se socialistët duhet të votojnë partinë e tyre.

Reagimi:

Pergjimet jane indicje por jo prova. Megjithate meqe eshte permend emri im, jam i detyruar tu them se kominikimi im ska te beje me shit blerje, por me votat e nje socialisti i cili normalisht duhet te votoje partine e vet. Eshte komunikim normal me strukturat tona. As nuk eshte i PD as i LSI qe te quhet presion. Nese nuk lejohet tu kerkohet vota nga ne socialisteve, athere eshte tjeter gje.
Pergjimi eshte nje flluske sapuni se u nis si shitblerje dhe u katandis ne telefonata pune normale me socialistet. Drejtorit te shkolles i lejohet ligjerisht te jete pjese e strukturat politike per ato qe nuk e dine kete gje dhe te votoje partine ku aderon !