Pas dorëheqjes së drejtoreshës së ARRSH-së Sonila Qato, ka ardhur reagimi i parë nga Partia Demokratike.

Ish-deputetja Jorida Tabaku shkruan në Facebook se, dorëheqja e Qatos ka qenë gati që dje e firmosur dhe se kryeministri Edi Rama po përpiqet të mbulojë luftën e egër që ka plasur mes grupeve në PS.

Tabaku thekson se çdo aferë korruptive do t’i bëhet e njohur publikut dhe se nesër PD do të sjellë prova për skandalin që e detyroi Qaton të largohet.

POSTIMI I PLOTË

Me parimin një vjedhje të madhe mbuloje me një zhurmë më të madhe, Edi Rama, largoi nga detyra drejtoreshën e Agjencisë së Rrugëve, Sonila Qato 1 orë përpara se gjykata të marrë vendimin për Saimir Tahirin. Një dorëheqje që ka qenë gati që dje e firmosur!

Edi Rama po përpiqet të mbulojë luftën e egër që ka plasur mes grupeve në PS me shpresën se gjyqi i Tahirit do të bëjë të harrohet skandali i Sonila Qatos, i Belinda Ballukut dhe i kompanive me të cilat, Rama, bashke me to, vjedh shqiptarët!

Asgjë nuk do të harrohet! Çdo aferë korruptive do t’i bëhet e njohur publikut! Partia Demokratike do të sjellë që nesër prova për skandalin që detyroi Sonila Qaton të largohet.