Presidenti i vendit Ilir Meta ka shprehur përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kënaqësinë që pati, gjatë një dreke lamtumire me Ambasadorin në largim, Donald Lu.

“Kënaqësi të kaloja një drekë lamtumire me Ambasadorin e SHBA-së, z.Donald Lu me të cilin bashkëpunuam për mese tre vitesh për intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Me këtë rast e urova Ambasadorin për suksese në detyrën e re!”, ka shkruar Meta.

Ndërkohë Lu ka pasur një takim edhe me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin, teksa kjo e fundit në formë simbolike i ka dhuruar një jelek me motive popullore tradicionale shqiptare dhe një qeleshe.

Prita sot në selinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në një takim lamtumire, Ambasadorin në ikje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z.Donald Lu.

Një takim i ngrohtë e miqësor, për të falenderuar ambasadorin Lu dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e vështirë të konsolidimit të demokracisë në Shqipëri”, ka shkruar Kryemadhi.