Duka: Nesër, të gjithë bashkë për të dhënë një "votë" simbolike për ndryshimin e sistemit

24/05/2019 - 18:48

“Protesta e nesërme nuk është për të shtyrë zgjedhjet e 30 qershorit, por për të kërkuar të të drejtën e çdo shqiptari për të mos pasur frikë nga e ardhmja”. 

Kështu shprehet ndër të tjera kreu i PAA-së, Agron Duka, në një status në Facebook, kushtuar protestës së 25 majit.

Në apelin e tij për pjesëmarrje në protestën kombëtare të opozitës së bashkuar, Duka thekson: “Ju bëj thirrje që nesër, bashkë me familjet tuaja, të ushtroni të drejtën që kaq gjatë ju është mohuar. Të jepni, me praninë tuaj, një ‘votë’ simbolike për ndryshimin e këtij sistemi, për rrëzimin e tranzicionit dhe këtij sistemi hibrid, që ka prodhuar një demokraci të rreme, e cila është po aq e rrezikshme sa diktatura që kemi lënë pas”.

Statusi i plotë i Dukës:

Protesta e nesërme nuk është për të shtyrë zgjedhjet e 30 qershorit, pasi 30 qershori ka rënë në momentin që mazhoranca provoi, nëpërmjet shkeljeve ligjore në KQZ, se nuk ka hequr dorë nga krimi elektoral. Protesta e nesërme është për të kërkuar, edhe njëherë edhe më fortë, të drejtën e çdo shqiptari për të mos pasur frikë nga e ardhmja. 
Për të dëshmuar, me praninë tonë, vullnetin për të ringritur institucionet e rëna pre e babëzisë për pushtet. Për të ndarë, në respekt të Kushtetutës, pushtetet e mbledhura në një dorë të vetme. Për të ndërtuar një sistem të ri politik, në lartësinë e ambicieve të qytetarëve për të qenë të përfaqësuar denjësisht, nëpërmjet votës të lirë nga zgjedha e krimit dhe e politikës të lidhur me të. 
Për këtë arsye ju bëj thirrje që nesër, bashkë me familjet tuaja, të ushtroni të drejtën që kaq gjatë ju është mohuar. Të jepni, me praninë tuaj, një ‘votë’ simbolike për ndryshimin e këtij sistemi, për rrëzimin e tranzicionit dhe këtij sistemi hibrid, që ka prodhuar një demokraci të rreme, e cila është po aq e rrezikshme sa diktatura që kemi lënë pas.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në një deklaratë për shtyp, Bashkia e Tiranës sqaroi sot se vendimi për ta ndërtuar godinën e re me fonde publike vjen në mbështetje të t

Përmes një postimi në Facebook, Presidenti Ilir Meta iu ka bërë thirrje sërish shqiptarëve që të dalin në manifestimin e datës 2 mars.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj thotë se qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiranës do ta ndërtojnë vetë godinën e Teatrit Kombëtar.

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka kthyer mbrapsht për shqyrtim në Kuvend një tjetër ligj të Qeverisë, atë “Për planifikimin dhe zhvillimi

Një nga çështjet për të cilat kryeministri Edi Rama u pyet në konferencë së bashku me ministrin e Jashtëm të Federatës Ruse, Sergey Lavro

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, i është përgjigjur akuzave të mazhorancës për manifestimin e 2 marsit, përmes një mesazhi të Kim Me

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka akuzuar në një postim në Facebook, Bashkinë e Tiranës se ka rritur tarifat për të r

Kryeministri Edi Rama ka vijuar në ditën e dytë të vizitës së tij në Moskë me takimet duke u ndalur tek ministri i jashtëm rus Sergej Lav

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas vrasjes së Esmeralda Filopatit dhe vëllait të saj Vledison Filopatit mbrëmjen e djeshme në Kodë

Opozita mobilizohet për t'iu bashkuar tubimit të thirrur nga presidenti Ilir Meta më 2 mars, ora 17:00 në bulevardin "Dëshmorët e Kombit"