Duka: Rama do të zgjedhë guvernator një benjamin të tij

11/09/2014 - 19:15

Tiranë, 11 shtator 2014  -  Deputeti i Partisë Republikane, Agron Duka, thotë se kryeministri Rama do të vendosë si guvernator, një njeri të besuar të tij.

Ai thotë se guvernatori i ri do të jetë i varur direkt nga Rama.

“Unë do të them që njeriu që do të vendoset Guvernator, do të jetë njeri që do e vendosë Rama dhe do të jetë “benjamin” i Ramës.

Të thotë sa të dojë ai që do ta vërë të pavarur nga politika, por do të jetë direkt i varur nga Rama.

Jam i sigurtë se nëse do të dekretojë presidenti një njeri, pa e aprovuar parimisht këta, do ta hedhin poshtë dhe do të provojnë një person tjetër që do t’i shkojë përshtat”, tha Duka për Ora News.

Ndërkohë, në lidhje me bojkotin e Kuvendit, ai ka thënë se është vendimi më i mirë që ka marrë opozita.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, do të promovojë pas dy ditësh librin e saj. 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë sot i pranishëm ceremoninë e 10 vjetorit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvill

Rudina Hajdari hodhi poshtë lajmin se është shkarkuar nga pozicioni i kryetares së Grupit Demokrat Parlamentar.

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se Shqipëria është në vend të dytë pas Afganistanit, për numrin e azilkërkuesve

Rudina Hajdari nuk do të jetë më kryetare e Grupit Parlamentaret Demokratëve në Parlament.

Opozita e Bashkuar përshëndet opinionin e Komisionit të Venecias që rrëzoi planin antikushtetues të Edi Ramës për të uzurpuar institucion

Presidenti Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas publikimit të raportit zyrtar të Komisionit të Venecias, për çështjen e anulimit të dekreti

Komisioni i Venecias ka publikuar sot opinionin final për presidentin Ilir Meta, lidhur me veprimet e këtij të fundit sa i takon zhderkre