Ish-deputetja e PD-së Grida Duma, me anë të një statusi në “Facebook”, ka reaguar ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, pasi ky i fundit tha se do ta padisë për shpifje.

Duma shprehet se PD nuk do të ndalet dhe nuk ka frikë që të zbulojë lidhjet e qeverisë me Ndraghetën italiane, duke shtuar se edhe më herët ka fituar gjyqe ndaj Veliaj, kur ai grabiste shqiptarët.

Postimi i ish-deputetes së PD-së Grida Duma:

Buratini i Ramës është i kapur kokë e këmbë!

Asnjë mjet nuk do më ndalojë mua, Partinë Demokratike të luftojmë për të vërtetën!

Askush nuk do të na ndalojë të themi të vërtetën dhe në 25 prill ti japim shqiptarëve një qeveri që kujdeset për ta.

Bashkëngjitur shikoni gjyqin të fituar me Veliaj për shpifje, kur denoncuam të tjera shkelje dhe abuzime te tij me taksat e shqiptarëve.

Buratini i Ramës është i kapur kokë e këmbë! Asnjë mjet nuk do më ndalojë mua, Partinë Demokratike të luftojmë për të…

Posted by Grida Duma on Saturday, January 23, 2021