Durrës. “Ethe” maji: PD harron dëshmorët

05/05/2014 - 15:40

DURRËS, 5 maj 2014 –  Dega e PD-së Durrës, me sa duket, për shkak se është përfshirë nga “ethet” e majit për zgjedhjet e reja në parti, nuk ka bërë homazhe në ditën e Dëshmorëve të Kombit, ndryshe nga selia qendrore.

Ky fakt dëshmon për rrumpallën që ka përfshirë strukturat e selisë bregdetare blu, pasi vetë selia qendrore, kreu i PDSH-së z. Lulzim Basha, i shoqëruar nga paraardhësi i tij z. Sali Berisha, bëri homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë.

Parë në këtë aspekt nuk mund të spekulohet se ka bojkot për këtë ditë të diktuar nga Tirana, thjesht PD-ja e Durrësit nuk di ku ka “kokën”.

Z. Basha përcaktoi vijën zyrtare të opozitës lidhur me 5 Majin:

“Sot është dita kur shqiptarët nderojnë Dëshmorët e Kombit. Heronjtë të cilët luftuan për idealet e larta të Shqipërisë dhe shqiptarëve, bashkimit kombëtar, dinjitetin e Kombit tonë dhe Demokracinë. Sot, 70-të vite pas përfundimit të luftës antifashiste shqiptarët janë më të bashkuar dhe ideali i të rënëve në luftë antifashiste, i errësuar për dekada po lartësohet sërish”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta paralajmëron se nga nesër do të ushtrojë detyrën e tij në formë zyrtare me takime vetëm institucionale me çdo lider

Presidenti Meta ka publikuar në ‘Opinion’ sms-në që i ka dërguar një diplomat në Tiranë lidhur mbi lëvizjet që Rama po bën për të ndryshu

Ish-deputeti Astrit Patozi ka komentuar nismën e kryeministrit Edi Rama për të bërë të dielën pa makina nga tetori i këtij viti deri në m

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka postuar një video në rrjet, përmes së cilës shprehet kundër vendimit më të fundit të kryeministrit

Kryedemokrati Lulzim Basha ka vazhduar edhe ditën e sotme me daljet në terren te bizneset e prekur nga situata e Covid-19.

Nisur nga ngjarjet e fundit pas shembjes së Teatrit Kombëtar, deputeti i opozitës Lefter Maliqi ironizon  kryeministrin Rama dhe i thotë

Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas propozimit të kryeministrit Edi Rama, se nga muaji tetor deri në mars të vitit 2021 nuk do të lejohet

Edhe pse ka kaluar mbi një javë nga shembja e Teatrit Kombëtar, sërish vijojnë reagimet nga politika.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, jep lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të PD në Mirditë, Preng Toma.

Kryeministri Edi Rama e nis këtë të hënë me një lajm të mirë nga Tamara e Malësisë së Madhe, teksa thekson se po përfundon fabrika e re a