Durrës. “Qytetar Nderi”, Olldashi “pajton” politikën në 42-vjetorin e lindjes

17/12/2014 - 19:38

DURRËS, 17 dhjetor 2014 –  Durrësi shfaq edhe një herë tolerancën politike në nderimin pas vdekjes të njerëzve të shquar, pavarësisht krahëve që u përkasin, sikurse ndodhi në një ceremoni kushtuar të ndjerit Sokol Olldashi. 

Më 17 dhjetor 2014, në sallën e Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu”, u organizua një ceremoni prekëse për dorëzimin e titullit “Qytetar Nderi” (pas vdekjes), për birin e qytetit të Durrësit, ish-deputet dhe politikan i shquar i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi (17 dhjetor 1972-20 nëntor 2013).

Sikurse është bërë e ditur, projektvendimin për titullin këshilli bashkiak e miratoi me votat e djathta dhe të majta, njëzëri, më 17 nëntor 201, në prag të njëvjetorit të vdekjes, kurse ceremonia e dorëzimit u bë më 17 dhjetor 2014, në 42-vjetorin e lindjes. 

Ishin të pranishëm me qindra qytetarë, shokë, miq, prindërit e tij, bashkëshortja dhe dy djemtë, të afërm e të tjerë, si dhe deputetët e PD-së Astrit Patozi, Majlindë Bregu, Mesilë Doda, Igli Cara, Oerd Bylykbashi, Arben Ristani, Ridvan Bode, Eduart Halimi, Roland Keta, Flamur Noka; kryetari i degës Osman Stafa, kryetarë komunash “blu”. Nga PR-ja merrnin pjesë deputetët Fatmir Mediu, Agron Duka, Yll Shehu, kurse nga PDIU-ja Aqif Rakipi. PS-ja përfaqësohej nga deputetja Koldianë Spahiu; LSI-ja nga Monikë Kryemadhi. Në një rresht me deputetët e PD-së ishte dhe kryetari i bashkisë së Durrësit dhe anëtar i Kryesisë së PSSH-së, Vangjush Dako. Ka rënë në sy mungesa e kryetarit aktual të PD-së Lulzim Basha dhe paraardhësit të tij Sali Berisha, teksa gjatë ceremonisë emrat e këtyre të fundit nuk u përmendën nga folësit. 

Në këtë ceremoni, kryetari i këshillit bashkiak, përfaqësues i PS-së, Alban Ramohito, i dorëzoi Glaukut, djalit të madh të të ndjerit, titullin “Qytetar Nderi” me motivacionin: “Protagonist i mendimit dhe veprimit demokratizues gjate dy dekadave të fundit, që u shqua për guxim e qytetari në formulimin dhe promovimin e alternativave të zhvillimit dhe që u kthye në modelin e përfaqësimit të qytetarisë”.

Një orkestër harqesh ekzekutoi disa vepra. Mësuesit e kanë përkujtuar si djalin e shkëlqyer në mësime, i cili në moshën 17-vjeçare shpërndante traktet kundër komunizmit e më pas pjesëmarrës aktiv në përmbysjen e sistemit; miku i tij Igli Cara solli kujtime dhe tha se ai është sfinksi i politikës shqiptare, që diti të fitojë e të humbasë me nder. Kozetë Mamaqi, nëna e Olldashit, për asnjë moment nuk ka reshtur së lotuari, teksa shumë miq e dashamirës e kanë e përkujtuar atë. Në fund u shfaq edhe një dokumentar për nder të ish-deputetit demokrat. 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me marrëveshjen e 5 qersh

Instituti i Shëndetit Publik ka reaguar pas të akuzave të ish-deputeti të Partisë Demokratike, Bardh Spahia lidhur me mungesën e tamponëv

Kryenistri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta dhe akuzave të opozitës jashtë Parlamentit lidhur me ndryshimet ku

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së zv.kryetarit të Grupit të CDU-CSU në Bungestagun gjerman J

Zv.kryetar i Grupit të CDU-CSU në Bungestag Johann David Wadephul ka reaguar pas zhvillimeve politike në vend ku Komisioni i Ligjeve mira

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me ndryshimet kushtetuese, ku parashikohet që në zgjedhjet parlamenta

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar lidhur me denoncimin e bërë nga kryetari i Sindikatës së Shëndetësisë në Durr

“Maskat ose barrierat e mbrojtjes prej tekstili do të jenë të detyrueshme të mbahen në ambientet e mbyllura nga çdo qytetar”.

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mesditën e sotme një mbledhje të jashtëzakonshme me mjete të komunikimit elektronik ku u miratu

Ish- deputetja e PD, Oriola Pampuri denoncon se spitali i cili një muaj më parë u inagurua nga Rama dhe Manastirliu si spitali COVID-4 ës