Durrës. Drejtor ALUIZNI më 21.12.2011, firmos edhe për vitin 2008

06/05/2014 - 21:21

·        Me probleme 84 për qind e dosjeve të kontrolluara nga KLSH

·         Për vitin 2013 procesverbalet e certifikimit nuk janë nënshkruar nga specialistët përkatës të fushës (sektorët e urbanizimit, kompensimit të ish-pronarëve, çështjeve juridike, legalizimit etj.), por vetën nga një specialist

·        Mungesa e hartës vektoriale të kalimit të pronësive për objektet e legalizuara për të gjithë qarkun, duke e bërë të vështirë evidentimin në terren të objekteve informate të legalizuara dhe për të parë nëse këto objekte bien në zona të mbrojtura, sipër kolektorëve, afër rrugëve etj.

 

DURRËS, 6 maj 2014 –  Një pjesë e objekteve informale të legalizuara nuk ndodheshin të azhurnuara në hartën vektoriale të kalimit të pronësive, kështu ia kanë futur “me top” ish-drejtuesit e ALUIZNI-t Durrës, figura politike të PD-së, por që i ka paditur në prokurori vetë një nga ish-liderët e PD-së, tani kryetar i KLSH-së, Bujar Leskaj.

“Dyrrah”-u ka siguruar ekskluzivisht nga grupi i auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) raportin për auditimin e ushtruar në Drejtorinë rajonale të ALUIZNI-t Durrës.

Grupi i auditimit përbëhej nga 8 ekspertë.

Auditimi filloi më 11 tetor 2013 dhe përfundoi më 14 shkurt 2014.

Sipas Raportit, me zgjedhje u audituan 101 dosje legalizimi të periudhës 2012-2013, nga ku dolën me probleme 85 prej tyre (84 për qind).

Sikurse është bërë e ditur KLSH-ja ka çuar në ndjekje penale, dy ish-drejtorë Andi Lila dhe Erjon Jakova dhe pesë ish-përgjegjës sektori të ALUIZNI-t Durrës.

Përveç atyre që janë bërë publike, në raportin e përfunduar më 6 prill 2014, del se nga ky institucion nuk është kërkuar në rrugë ligjore nga njësitë e qeverisjes vendore dorëzimi i 14 384 dosjeve të paarkivuara

Nga drejtoria rajonale e ALUIZNI-t Durrës në zonën e plazhit të Durrësit janë miratuar 35 leje legalizimi në kundërshtim me ligjin përkatës.

Në tri praktika janë legalizuar parcela ndërtimore dhe objekte banimi afër boshteve rrugore kombëtare në kundërshtim me ligjin.

Në 27 praktika janë nënshkruar procesverbale të hartuara në periudhën 2008-2011 nga ish-drejtori Erjon Jakova, kur ai është emëruar në këtë funksion më 21 dhjetor 2011.

Për vitin 2013 procesverbalet e certifikimit nuk janë nënshkruar nga specialistët përkatës të fushës (sektorët e urbanizimit, kompensimit të ish-pronarëve, çështjeve juridike, legalizimit etj.), por vetën nga një specialist, K. K.

Mungesë të ardhurash për fondin e kompensimit të ish-pronarëve për mbetjen jashtë procesit të legalizimit dhe lënien në posedim të përdoruesve të parcelave ndërtimore në 8 praktika për një sipërfaqe prej 1 898 metra katrorë tokë në vlerën e 15,6 milionë lekë të rinj.

Mungesa e hartës vektoriale të kalimit të pronësive për objektet e legalizuara për të gjithë qarkun Durrës-Krujë, duke e bërë të vështirë evidentimin në terren të objekteve informate të legalizuara dhe për të parë nëse këto objekte bien në zona të mbrojtura, sipër kolektorëve, afër rrugëve etj..

Gjithashtu një pjesë e objekteve informale të legalizuara nuk ndodheshin të azhurnuara në hartën vektoriale të kalimit të pronësive të objekteve të legalizuara,

Në fotografitë e objekteve të depozituara në dosje, nuk evidentohet data e kryerjes së tyre dhe nënshkrimi nga punonjësi i njësisë së qeverisjes vendore.

Në 35 raste vetëdeklarimet nuk janë bërë në afatin e përcaktuar.

Në 157 raste kualifikimi dhe miratimi i lejes së legalizimit është bërë në kundërshtim me vendimin e KRRTSH-së, ku evidentohen praktika të legalizimit të kateve shtesë mbi kufirin e lejuar sipas studimit dhe mosrespektim distancash me rrugët dhe objekte e tjera karshi.

Në 4 raste kualifikimi dhe miratimi i lejes së objekteve informate është bërë brenda brezit të vijës hekurudhore.

Në 19 raste kualifikimi dhe miratimi i lejes së legalizimit është bërë brenda dhe pranë vijës së ndërtimit të rrugës dhe kanaleve kulluese.

Në 22 raste kualifikimi dhe miratimi i lejes së legalizimit është kryer në zonat arkeologjike “A” dhe “B” të qytetit të Durrësit.

Në 8 raste legalizimi i sipërfaqes ndërtimore nuk është bërë për sipërfaqen e zaptuar dhe të miratuar me Vendim Këshilli të Ministrave, por për një sipërfaqe më të vogël.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta paralajmëron se nga nesër do të ushtrojë detyrën e tij në formë zyrtare me takime vetëm institucionale me çdo lider

Presidenti Meta ka publikuar në ‘Opinion’ sms-në që i ka dërguar një diplomat në Tiranë lidhur mbi lëvizjet që Rama po bën për të ndryshu

Ish-deputeti Astrit Patozi ka komentuar nismën e kryeministrit Edi Rama për të bërë të dielën pa makina nga tetori i këtij viti deri në m

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka postuar një video në rrjet, përmes së cilës shprehet kundër vendimit më të fundit të kryeministrit

Kryedemokrati Lulzim Basha ka vazhduar edhe ditën e sotme me daljet në terren te bizneset e prekur nga situata e Covid-19.

Nisur nga ngjarjet e fundit pas shembjes së Teatrit Kombëtar, deputeti i opozitës Lefter Maliqi ironizon  kryeministrin Rama dhe i thotë

Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas propozimit të kryeministrit Edi Rama, se nga muaji tetor deri në mars të vitit 2021 nuk do të lejohet

Edhe pse ka kaluar mbi një javë nga shembja e Teatrit Kombëtar, sërish vijojnë reagimet nga politika.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, jep lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të PD në Mirditë, Preng Toma.

Kryeministri Edi Rama e nis këtë të hënë me një lajm të mirë nga Tamara e Malësisë së Madhe, teksa thekson se po përfundon fabrika e re a