Durrës. Kontrolli i detit, diplomatë amerikanë në Plepa

06/12/2013 - 15:33

DURRËS, 5 dhjetor 2013 – Interesim amerikan për forcën detare shqiptare, fill pas vizitës së anijes turke të Rojës Bregdetare. Zëdhënësi i Forcës Detare Shefqet Kërcelli njofton se paraditen e 5 dhjetorit 2013 zëvendës-ambasadori i SHBA në Tiranë, Henry Jardine, i shoqëruar nga Stephen Lunagh, zyrtar për çështjet politiko-ushtarake në ambasadën e SHBA, zhvilluan një vizitë në Plepa, në Qendrën Operacionale Ndërinstitucionale Detare (QNOD). Ata u pritën nga drejtori administrativ i kësaj qendre, Shefqet Bruka dhe stafi i koordinatorëve të institucioneve pjesëmarrëse në QNOD. Fillimisht diplomatët u njohën me misionin, strukturën, ministritë përbërëse, bashkëpunimin ndërinstitucional, zonën operacionale, sistemet e vëzhgimit detar, problemet e vështirësitë e hasura në mirëmbajtjen e tyre si dhe monitorimin e situatës detare gjatë 3 viteve të ekzistencës së QNOD. U nënvizua ndihma e pakursyer të misionit amerikan ICITAP pranë Ministrisë së Brendshme, për standardizimin e kapaciteteve operacionale të institucioneve pjesëmarrëse, zyra e atasheut ushtarak të SHBA për stërvitjet me tematikë të larmishme operacionale detare të zhvilluara me Flotën e 6-të të SHBA; shkëmbimi i informacionit me komandën detare të NATO-s, ndihmën e BE-së për sistemin “Bluebox”, bashkëpunimi me Guardia di Finanza italiane, me qendrën VRMTC në Romë dhe partnerë të tjerë rajonalë. Zëvendës i zotit Aleksandër Arvizu vlerësoi punën e deritanishme të këtij institucioni në kontrollin e hapësirës detare dhe u interesua për nivelin e bashkëpunimit institucional, sistemet në përdorim, nevojën e një konference rajonale për sigurinë detare, zbatimin e ligjeve për peshkimin e paligjshëm krahas operacioneve kundër trafiqeve të ndryshme, infrastruktura për turizmin detar, projektet për të ardhmen, etj. Jardine tha se bashkëpunimi dhe ndihma e shtetit amerikan do të vazhdojë për të gjitha institucionet detare dhe në të ardhmen, me qëllim që shteti shqiptar të rrisë sigurinë detare dhe të plotësojë standardet ndërkombëtare brenda kufirit blu. Në fund të vizitës, zëvendës-ambasadori, i shoqëruar nga kuadrot kryesorë të QNO-it, zhvilloi një vizitë në sallën operacionale të kësaj qendre. Ndërkohë që as Ministria e Mbrojtjes as Forcat e Armatosura nuk kanë njoftuar për këtë ngjarje. Fotot: mirësjellje e Shefqet Kërcellit.

Info

Z. Henry V. Jardine ka marrë funksionin e zëvendës-ambasadorit në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Shqipëri. Në pozicionet e mëparshme ai ka punuar si drejtor i Zyrës së Politikave Rajonale të Sigurisë në Byronë e Çështjeve për Azinë Lindore dhe Paqësorin (EAP/RSP); si konsull i përgjithshëm në Kalkutë, Indi; si shefi i menaxhimit në Chiang Mai, Tailandë; dhe në poste të tjera si oficer konsullor dhe politik në Bridgetown, Barbados dhe Dhaka, Bangladesh. Përpara se të fillonte punën me Departamentin e Shtetit, Z. Jardine ka qenë kapiten i ushtrisë së SHBA-së dhe ka shërbyer si oficer drejtues në batalionin e 2/327-të këmbësorisë, në divizionin e 101 të parashutistëve (sulme nga ajri) dhe si komandant toge në batalionin e 3/8-të këmbësorisë, në divizionin e 8-të të këmbësorisë (të mekanizuar). Është diplomuar me rezultate të larta nga Kolegji Industrial i Forcave të Armatosura (ICAF), ku ka marre dhe gradën master i shkencave në strategjinë e burimeve kombëtare. Studimet universitare i ka kryer në universitetin e Xhorxhtaunit (Georgetown), në Shkollën e Shërbimeve të Jashtme “Edmund A. Walsh”, ku dhe është diplomuar në shkencat e shërbimeve të jashtme dhe ka qenë oficer i dalluar në shkencat ushtarake, i diplomuar nga korpusi i përgatitjes së oficerëve në rezervë (ROTC). Në çmimet që ai ka marrë përfshihen çmimi i lartë i Nderit akorduar nga Departamenti i Shtetit dhe disa çmime Merite; medalje Nderi nga Departamenti i Ushtrisë si dhe certifikata si parashutist, sulmues nga ajri, dhe ekspert këmbësorie. Ai shoqërohet nga bashkëshortja, Kathleen Jardine, dhe djali, Thomas Jardine.

 

/Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

 

 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Partia Demokratike pas dy deklaratave për media, ku denoncoi se Ministria e Mbrotjes kishte dhënë një tender 1.5 milionë euro pa garë në

Edhe institucioni i Presidentit të Republikës ndriçohet me ngjyrat e flamurit kombëtar italian në shenjë solidariteti me Italinë qe po ka

Pas problemeve në sistemin e e-Albania, kryeministri Edi Rama shprehet se qytetarët duhet të zbatojnë masat e vendosura nga qeveria për p

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa shpërndan postimin e ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, duke theks

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i kërkon presidentit serb, Aleksandër Vuçiç që të zhbllokojë kalimin e kamionëve me mallra nga Kosova

Ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe lideri opozitar Lulzim Basha, kanë zhvilluar sot një video- konferencë, ku është diskutuar për çeljen e

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka dhënë pa garë tenderin 1.5 milionë euro për furnizimin me ushqime të Rezervave të Shtetit.

Edhe sot, kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook grafikun me kurbën e koronavirusit, ku Shqipëria renditet në vendet e fundit në

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka nisur sot një letër Presidentit të Dhomës së Deputetëve të Italisë, Roberto Fico lidhur me situatën

Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni ka reaguar pasi Shqipëria dërgoi 30 mjekë dhe infermierë në Itali, ku situata nga pandemia ës