Ish-deputeti i PD-së së Durrësit, dhe kryetar i Partisë Fryma Demokratike në qytetin bregdetar, Gazmend Oketa është shprehur me nota të ashpra kritike ndaj qeverisë dhe kryeminsitrit Edi Rama.

Gazmend Oketa, një prej ish-eksponentëve të lartë të PD-së në Durrës, tashmë në opozitë me partinë e ish-presidentit, Bamir Topi ka marrë pjesë në protestën e radhës që zhvilloi opozita në Durrës. Oketa tha se kryeministri Rama duhet t’i thërrasë asaj pak arsyeje që i ka mbetur e të largohet.

“Ndodhemi në një situatë ku bota e krimit po dikton axhendën e qeverisë shqiptare, dhe ka bërë që të rinjtë të largohen nga vendi, ndërsa parajsa ekonomike është kthyer për trafikantë dhe njerëzit e krimit që po qeverisin vendin”, tha ai. Zgjidhja sipas Oketës është krijimi i një qeverie teknike.

K.H.