Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka vizituar sot familjet në Manzë të Durrësit, që kanë hyrë në banesa të reja.

Teksa ka vizituar edhe banesat e reja nuk kanë munguar edhe batutat me qytetarët, banesat e të cilëve iu ishin dëmtuar rëndë nga tërmeti.

Pjesë nga biseda me familjarët

Rama i drejtohet një fëmije: Ore pse më sheh me inat ti mua. Sa e ka kokën mor burrë. A di sa i gjatë do bëhet.

Rama: Unë nuk dua karamele se jam i ëmbël vetë.

Kryefamiljarja: E di, (qesh)

Rama: Të paktën ky mundim ja vlejti që të bëhen më të mira nga ato që ishin.

Kryefamiljarja: Po shumë më të mira janë. Kam shpresë se do marrësh edhe mandatin e pestë

Rama: Jo , po të shtatin