Durrës, Valbona Sako e nis ndryshe javën, kërkon motivimin në... muze! (FOTO)

27/05/2019 - 19:48

Fushata elektorale është në prag por duket se palët e përfshira në të nuk i kanë ndezur ende motorët e saj. Si asnjëherë më parë, në mungesë të kandidaturave nga opozita, kandidatet pjesëmarrëse në garën për Durrësin janë akoma duke shijuar qetësinë para fushate.

Ndërsa Bindja Demokratike në Durrës po pret nisjen zyrtare të fushatës për të prezantuar programin dhe kandidatët për këshilltarë me të cilët do të kërkojë votat e durrsakëve, kandidatja socialiste Valbona Sako ka nisur takimet e para.

Pas takimeve me veteranët dhe gratë sipërmarrëse të Durrësit të zhvilluara javën e kaluar, kandidatja Sako e ka nisur javën e re me një vizitë në Muzeun Arkeologjik. E shoqëruar nga disa të rinj e të reja, Sako ka vizituar pavionet e këtij muzeu, ndërsa drejtori i DRKK-së, Alban Ramohitaj bënte ciceronin për vizitorët.

Historia e Durrësit është krenari e motivim për të punuar shumë fort për një të ardhme edhe me te ndritur!”,-shkruan ndër të tjera kandidatja Sako.

Duket se para takimeve elektorale që e presin, Sako ka preferuar të zgjerojë njohuritë mbi trashëgiminë kulturore të qytetit dhe të gjejë tek objektet antike motivimin për t’u përballur me garën që e pret. 

Për të gjithë ata që nuk e njohin historinë e Muzeut Arkeologjik të Durrësit ka menduar kandidatja Sako, që krahas përshtypjeve që i ka lënë muzeu ka publikuar në statusin e saj edhe një histori të shkurtër të tij, duke i dhënë kështu ndjekësve të saj në rrjetet sociale një informacion të rëndësishëm kulturor.

Vlen të theksohet edhe seti fotografik i realizuar në muze, ku veçanërisht një prej fotove artistike ku shfaqet kandidatja Sako është për t’u admiruar.

Pas vizitës motivuese dhe piktoreske në muze, kandidatja Sako duket se do të jetë gati për të vazhduar me takimet e rradhës, me grupet e interesit, shtresat në nevojë, studentët, pensionistët, arsimtarët, mjekët etj, për t’u njohur me shqetësimet e tyre dhe për të bërë publike pikat më të rëndësishme në të cilat do të mbështetet programi i saj 4-vjeçar për qytetin e Durrësit.

Postimi i plotë i Sakos:

M.B.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sekretari i përgjithshëm i PS Taulant Balla sulmon gjyqtaren e Durrësit që vendosi të mos i japë mandatin e deputetit kandidates socialis

Numri dy i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka komentuar vendimin e Gjykatës së Durrësit për mos ti dhënë mandatin

Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Durrësit për të mos i dhënë mandatin kryebashkiakes

Deputeti demokrat, Lefter Maliqi e ka cilësuar lajm të mirë për shqiptarët faktin që as Gjykata e Durrësit dhe as e Tiranës nuk legjitimu

Pas Durrësit, edhe Gjykata e Tiranës nuk i ka dhënë mandatin kandidatit të PS në Vorë, Agim Kajmaku.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur mesazhit të Presidentit Ilir Meta, i cili tha sot se më 13 tetor të zhvillohen zgjedhjet vendore

Kryeopozitari Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Durrësit për të mos njohur zgjedhjet lokale të 30 qershorit në këtë bas

Deputeti i Bindjes Demokratike Andi Përmeti dhe disa nga deputetët e opozitës së re do të zhvillojnë nesër një interpelancë me ministren

As ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nuk ka mundur t'i rezistojë efektit që po përdorin të gjithë njerëzit, se si do të duken kur t