Durrësi pritje madhështore për anijen katariane "Fateh Al Khair 4" (VIDEO+FOTO)

25/08/2019 - 13:22

Një pritje spektakolare dhe një ambient festiv i ka rezervuar Durrësi anijes nga Katari "Fateh Al Khair 4",, e cila konsiderohet një muze në miniaturë. Lundrimi i kësaj anijeje prezanton trashëgiminë kulturore të Katarit dhe promovon Kupën e Botës "Qatar 2022".

Përpara se të zhvillohej ceremonia e pritjes, kryebashkiakja Valbona Sako ka pritur në zyrën e saj ambasadorin e Katarit në vendin tonë Ali Bin Hamad Al-Marri, me të cilin ka zhvilluar një bisedë miqësore rreth këtij eventi duke deklaruar se ky event i shërben turizmit, por edhe imazhit pozitiv të Durrësit dhe të Shqipërisë. Ambasadori nga ana e tij ka falënderuar kryebashkiaken Sako për mikpritjen dhe ka shprehur bindjen që miqësia midis popujve tanë do të thellohet edhe më tej. Kryebashkiakja Sako dhe ambasadori i Katarit Ali Bin Hamad Al-Marri kanë shkëmbyer edhe dhuratat e rastit.

Pas këtij takimi, është vijuar me ceremoninë e pritjes së anijes në portin e Durrësit. Në këtë ceremoni organizuar nga Bashkia e Durrësit merrnin pjesë kryebashkiakja Valbona Sako, ambasadori i Katarit në vendin tonë Ali Bin Hamad Al-Marri, prefekti Roland Nasto, deputetë dhe qindra qytetarë të Durrësit.

Në tapetin e kuq, të shtruar për nder të ardhjes së velierës nga Katari, ka zbritur kapiteni i anijes Mohamed Yousef Al-Sada, i shoqëruar nga ekuipazhi i tij duke mbajtur në duar banerin “Shihemi në 2022” dhe flamujt e Shqipërisë dhe të Katarit. Si shprehje e mikpritjes së jashtëzkonshme të qytetit tonë për anijen "Fateh Al Khair", u ngrit në velierë, për herë të parë gjatë udhëtimit të saj, flamuri i Katarit.

Në fjalën e saj kryebashkiakja Sako deklaroi se është e nderuar që mirëpret këtë velierë në qytetin e Durrësit: “Hapeni dhe përçojeni lajmin e mirë për katër muaj! Besoj se kështu do të perifrazohej në shqip emri i anijes "Fateh Al Khair 4" së cilës qyteti ynë i ka hapur portin dhe portat. Unë ndihem e nderuar të mirëpres ekuipazhin e kësaj anije velierë e cila për katër muaj me rradhë do të hapë dhe përcjellë të mirën në Mesdhe, në Adriatik dhe në Jon, nëpër qytete me histori të lashtë qytetërimi dhe mikpritjeje, si Durrësi ynë. Ardhja juaj do të lërë shenjë në kujtesën e këtij qyteti. Unë ju uroj që ashtu si mbajtësit e pishtarit të lojërave olimpike, ashtu si marathonomakët e fitores, ta përmbushni misionin tuaj kudo që të shkoni, duke e merituar plotësisht emrin e sjellësit të mirësisë, të lundërtarëve të paqes, miqësisë e vëllazërimit të popujve.”

Ambasadori i Katarir në vendin tonë Ali Bin Hamad Al-Marri ka falënderuar kryebashkiaken Sako për organizimin e kësaj pritjeje madhështore: “Jam i lumtur që mirëpresim këtu në këtë qytet të historisë dhe kulturës shqiptare, anijen "Fateh Al Khair 4". Prandaj, më lejoni që në emrin e të gjithë juve, t'i uroj mirëseardhjen anijes, kapitenit të saj Muhamed bin Yusuf Al-Sada dhe marinarëve të tij, dhe t’i uroj atyre suksese në përcjelljen e mesazhit të tyre popullit mik shqiptar, si dhe në  hapjen e horizonteve të reja të komunikimit dhe shkëmbimit kulturor dhe social midis dy popujve tanë. Anija vizitoi qytetin e Sarandës në 20 gusht, dhe tani e mirëpresim atë në këtë qytet të mrekullueshëm. Me këtë rast, dua të falënderoj Shkëlqesinë e Saj Znj. Valbona Sako, Kryetaren e Bashkisë Durrës, për të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe organizimin e aktiviteteve të bukura për pritjen e anijes në qytetin e Durrësit.”

Kapiteni i anijes Mohamed Yousef Al-Sada në fjalën e tij ka falenderuar për këtë mikpritje të jashtëzakonshme që i ka ofruar Durrësit anijes së tij. Gjatë kësaj ceremonie, kryebashkiakja Sako i ka dhuruar ambasadori të Katarit Ali Bin Hamad Al-Marri edhe fanelën e kombëtares shqiptare.

Të pranishmit u përshëndetën me një buqetë këngësh, vallesh dhe melodish, nga interpretues të vegjël të Qendrës Kulturore të Fëmijëve. Gjithashtu ceremonia u shoqërua nga tingujt e bandës muzikore të qytetit. Po kështu një grup sportistësh të vegjël të veshur me uniformat e kombëtares shqiptare mbanin banerin “Na prisni në Katar 2022”. Në ceremoni u demostruan edhe shumë elemente të trashëgimisë kulturore durrsake dhe asaj shqiptare.

Pas kësaj, autoritetet dhe publiku bënë vizita në anije. Kryebashkiakja Sako i ka dhuruar kapitenit të anijes një kopje identike të anijes “Fateh Al Khair 4” të punuar me dru nga artizanë të qytetit të Durrësit ku shfaqeshin edhe dy flamujt e Shqipërisë dhe Katarit. Mbrëmja është përmbyllur në bordin e anijes ku kryebashkiakja Sako ambasadori i Katarit dhe autoritetet e pranishëm kanë shijuar gatimet tradicionale të Katarit përgatitur nga ekuipazhi i anijes.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Deputeti Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i Partisë Socialiste në tryezën për reformën zgjedhore deklaroi se palët kanë rënë dakord për voti

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Opinion”, ka hedhur akuza ndaj mazhorancës.

Ka përfunduar rreth orës 21:00 tryeza për reformën zgjedhore, ku në mbylljes të saj, përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi u shpreh se sot ë

Kryedemokrati Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar duke përfituar nga pandemia, për të grabitur

Deputetja Rudina Hajdari ka depozituar në Kuvend një projekt-ligj në lidhje me referendumet.

Kryedemokrati Lulzim Basha përmes një psotimi në Twitter shprehet se kriza e thellë ekonomike dhe papunësia në Shqipëri, do marrin zgjidh

Ministri Arben Ahmetaj tha se vendi po shkon drejtë një hapje graduale, pas bllokimit nga koronavirusi, ndërsa ka sqaruar edhe paketën e

Kryeministri Edi Rama njofton se kësti i kredive do të shtyhet edhe me tre muaj për t'u ardhur në ndihmë të gjithë atyre që janë prekur n

Drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian dhe shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Genoveva Ruiz Calav

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar edhe njëherë bizneset që të aplikojnë për pagën e luftës për punonjësit, pasi në të kundërt do të